E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane-Elbasan, tuneli qe po afron njerezit Klodiana Kotorri

“Bafte hajer kjo qeveri qe na e bani ket rrugen e tashi shkoj e shoh kollaj gocen ne Tirane”.

Me keto fjale, tipike te dialektit elbasanas, Shaqja 42 vjecare shpreh gezimin per ndertimin e rruges se re qe lidh qytetin e saj me Tiranen. Eshte vertet e lumtur, sepse sic thote, tani nuk do te merzitet me kur vajza shpesh fundjavave i thote: “Nuk vij dot ma se kam shume per te mesuar”.

Shaqja pohon se rrugen e deridjeshme per ne Tirane e bente me shume siklet. Ajo thote se kthesat e pafundme te asaj rruge e benin qe ta mendonte shume here para se te vendoste t’i hipte furgonit per te shkuar tek e bija.

Ashtu si Shaqja, edhe shume banore te tjere te Elbasanit, per shkaqe nga me te ndryshmet, shprehin gezim per ndertimin e autostrades se re Elbasan-Tirane dhe tunelit brenda saj.

Sotiri eshte rreth 55 vjec dhe me shume ore te dites i kalon ne Tirane sesa ne vendlindjen e tij. “Une punoj ne nje firme private qe i ka zyrat ne Tirane dhe nga e hena ne te shtune me duhet te jem gjithe diten atje. Une e di se c‘kam hequr duke u rropatur perdite ne Krrabe, ne shi e debore, me bllokim here pas here qofte nga bora e qofte nga mjegulla”, - thote Sotiri.

Rruga e deritashme, Tirane-Elbasan, nuk eshte me e gjate se 48 kilometra, por zgjat deri ne nje ore e gjysme nese nuk perfshin trafikun e renduar ne hyrje-dalje. Kjo per shkak se pjesa me e madhe e segmentit rrugor eshte e bazuar ne ngjitjen dhe zbritjen e malit te Krrabes. Dhe kjo per udhetaret ishte nje stermundim me vete.

Titi eshte nje nder shoferet e fugonave qe ka te pakten 15 vjet qe ben perdite rrugen Elbasan-Tirane dhe anasjelltas. Ai te korrigjon: “Ne fakt kete rruge vajtje-ardhje e bej jo me pak se tre here cdo dite. Ka raste kater dhe pese, varet nga sa e mbushim fugonin”. Shoferi 55 vjecar pohon se rruga plot kthesa qe ishte deri dje, vetem komode nuk ishte. “Disa shprehen se u pelqen kjo rruge, u duket piktoreske, por kur e ben ndonjehere me te rralle ama. Per ata qe kane punen dhe duhet te levizin perdite zor se e shijon njeri”. Shoferi tregon plot histori me udhetaret qe shpesh zihen mes tyre se kush te rrije ne vend te pare qe mos t’i zere makina. Kurse kujton edhe plot aksidente te ndodhura. Ndersa duke pershkuar per nje ore e njecerek rrugen e vjeter, ne disa vende, te tregon edhe zonat me te rrezikshme ku makinat shpesh jane bere objekt aksidentesh. Po ashtu, ai kujton edhe dy momente kur rruga ishte bere tortura e shofereve dhe udhetareve.

“Me kujtohet para nja tete a nente vjetesh, mu ne Mullet, u prish ura. Ne i sillnim pasagjeret aty dhe ata futeshin poshte rrenojave me kembe dhe kalonin gjithe veshtiresi anen tjeter qe te merrnin tjeter fugon deri ne Tirane”, - kujton ai, duke theksuar se kjo gjendje zgjati nja dy-tre muaj derisa u ndertua ura e re qe kur u perurua, pohon se i pelqeu shume.

“Por me keq se renia e ures, ishte nja dy vjet me pastaj, kur u shemb toka mu ne mes te Elbasan-Tirane, pa kaluar kilometrin 29. atehere ishte vertet katrahure. Toka u ca me dysh dhe u krijua nje grope gjigante dhe e rrezikshme. U desh plot jave qe ajo gjendje te rregullohej, shteti as qe e vuri ujet ne zjarr derisa mori mundimin te devijoje me tutje rrugen”. Titi tregon se atehere ajo pjese e rruges u kthye ne makth per udhetaret. Nga momenti qe dilnin nga furgoni e derisa te kapnin fugonin tjeter, duhet te ecnin neper gropa e monopate per nja 15-20 minuta qe te arrinin”, - kujton ai ate periudhe qe shumekush qe ka levizur atehere, e mban mend, ose sic thote Titi, “i ka rene per hise te pakten nje here”.

***

Goni eshte rreth 60 vjec dhe prej vitesh nuk jeton ne Shqiperi. Ai ka ardhur ne kete prag vere qe te kaloje disa jave pushime me te afermit ne jug te vendit. Por derisa te kalojne zgjedhjet, po qendron ne shtepine e tij ne “Kala” te Elbasanit. “Kur me thane se po ndertohej rruga, nuk e besova. U be ca vite qe s’jam ne Elbasan, por me thene te drejten, dikur kishim pasur guxim te enderronim se do behej. Vetem se pernjehere zgjoheshim e thoshim, bah s’bahet kjo rruge, se kane ba italianet, ta bajme ne”.

Goni kujton faktin se rruga ekzistuese, i ka fillesat gjate luftes. “Mesa di, ate rruge plot kthesa qe kemi pasur deri tashi, na e kane lene peshqesh italianet kur na pushtuan. Ata jo se e bene per ne, ne fakt ishte rruge ushtarake, vec per te kaluar tanket dhe autokolonat e tyre, porse kjo rruge na mbeti ne”.

Fqinji i Gonit, quhet Dhimiter. Ai eshte nja pese vjet me i moshuar dhe kujton vitet kur Enver Hoxha i kishte ardhur nje here rrotull, sic shprehet ai, mundesise per te care malin e Krrabes. “Me kujtohet qe donte ta bente, sigurisht me pune vullnetare a me ushtrine, por e la si projekt, ndoshta ngaqe u mor me shume me ato tunelet e tjera”, thote Dhimitri, duke nenkuptuar tunelet e Krrabes ku ne vite eshte ruajtur thesari i shtetit.

Sakaq Goni nuk rri pa shtuar dicka: “Vertet po rri keto jave ne Elbasan, por shume nga te mijte kane ikur ne Tirane, ndaj mallin per ta duhet ta ndaj duke shkuar atje. Vitet e tjera, pertoja shume dhe gjithe siklet e kisha ate rruge, per me teper ime shoqe gjithmone villte ngaqe e zinte rruga plot kthesa, por kur kam shkuar pardje nga tuneli, thjesht jam mahnitur”.

Nje veper infrastrukturore me impakt kombetar dhe rajonal

Kjo rruge e cilesuar si arteria kryesore e Korridorit 8 vjen per qytetaret shqiptare si nje premtim i mbajtur nga ana e qeverise “Berisha”, duke perfaqesuar standardet me te larta te ndertuara deri me sot, ne vendin tone, por edhe ne Ballkan. Autostrada, me nje vlere investimi prej 204 milione dollare ka nje gjatesi 27 kilometra, 4 korsi, me nje tunel 2,5 kilometra te gjate, 7 mbikalime, 21 vijadukte, 4 nenkalime.

Autostrada perbehet nga tre segmente Segmenti I (Sauk -Tuneli i Kerrabes gjatesia 13 km) Segmenti II (Tuneli i Kerrabes gjatesia 2.5 km), Segmenti III (Tuneli i Kerrabes – Elbasan gjatesia 11.5 km)

Tuneli i Kerrabes, punimet per te cilin shenuan vleren e 101 milion dollareve, investim i buxhetit te shtetit dhe Bankes Islamike per Zhvillim, u realizua ne nje kohe rekord prej 13 muajsh. Punimet per ndertimin e tij nisen ne muajin maj te vitit 2011, dhe pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera te segmenteve rrugore para dhe pas tunelit.

Autostrada Tirane-Elbasan u kursen qytetareve shqiptare se paku 40 minuta kohe per te mberritur ne destinacionet e tyre, duke bere qe distanca mes dy qyteteve te pershkruhet ne me pak se 20 minuta.

Ajo eshte rruge kryesore drejt kryeqytetit per qytetaret e rretheve Elbasan, Librazhd, Korce, Pogradec, Kolonje. Ajo gjithashtu eshte pjesa e pare e Boshtit te Jugut. (Cerrik, Belsh, Kucove, Berat, Tepelene, Gjirokaster, Delvine, Sarande). Me ndertimin e saj skajet ekstreme jugore apo lindore te Shqiperise do te arrijne ne Tirane per me pak se 2 ore me perfundimin e segmenteve qe vijne pas autostrades se re.

Korridori 8

Autostrada e re, Elbasan-Tirane eshte segmenti me i rendesishem ne territorin e shqiptar, i Korridorit 8, Korridor i cili do te sjelle flukse te medha te tregut, energjise dhe te te gjitha llojeve nga Lindja drejt Perendimit, porte e te cilit ne Ballkan eshte Shqiperia.

Puna vazhdon

Rruga e re nuk ka perfunduar. Ne fakt, nje pjese e mire e saj ende eshte ne proces. I mbyllur mund te quhet vetem tuneli pasi ne te dy anet ai eshte i hapur pa nderprerje. Nga qyteti i Elbasanit dhe deri te tunelet, rruga eshte autostrade, por vetem ne nje krah ku makinat kalojne ne te dy kahet. Gjysma tjeter e autostrades eshte ende ne proces. Kjo pjese e rruges pershkohet ne jo me shume se 10-15 minuta.

Pasi del nga tuneli, i gjate 2.5 kilometra dhe qe pershkohet ne afro dy minuta, i rikthehesh aksit ekzistues nacional per disa kilometra. Ne Ibe dhe deri ne Mullet, nje pjese e autostrades eshte ndertuar. Kurse pjesa tjeter deri te Varrezat e Deshmoreve ne Tirane, eshte ne proces perfundimi te punimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›