Liberalizimi i vizave, Berisha: Vendimi, meritë e qeverisë
Kryeministri Sali Berisha deklaroi qe nga qarku i beratit ku ishte i pranishem ne inaugurimin e nje shkolle ne Lapardha, se liberalizmi i vizave per shqiperine eshte merite e aksionit kater vjeçare te qeverise ne luften kunder krimit dhe korrupsionit e sefundi edhe zhvillimit te zgjedhjeve te lira te 28 qershorit.
• Pa viza vetëm me pasaportë biometrike, Turdiu: Kushtet e lëvizjes së lirë
“Heqja e vizave përbën gjithashtu një ndër premtimet më madhore të mbajtura të qeverisë sime. Vizat u hoqën para së gjithash dhe mbi të gjithë se ne zhvilluam zgjedhje të lira e të ndershme. Heqja e vizave erdhi si rezultat i luftës me zero tolerancë, i çlirimit të Shqipërisë, nga Aldo Baret, nga Nehat Kullat e dhjetëra e dhjetëra bosë të mafies që bënin ligjin” tha Berisha
Shefi i qeverise para banoreve te Lapardhase dhe te Otllakut iu drejtua edhe opozites e cila sipas tij ishte skeptike per procesin e liberalizimit.
“Rikthehuni pak tek mediat që ata kontrollojnë , ne deklaratat e tyre se Bosnja do ti marrë vizat dhe Shqipëria jo, se Shqipëria eshtë larg,se Shqipëria do të ndëshkohet, etj. Unë ju garantoj se rrugën tonë drejt Evropës, ëndrrën tuaj evropiane nuk do të mund ta pengojë askush” tha Berisha.
Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e premte , 28 maj 2010 ) < I mëparshmi