Tiranë, Kurti: Do bllokojmë pikat kufitare me Serbinë, Shqipëria të marrë pjesë
TIRANE-Sot deputetë dhe aktivistë të ‘Vetvendosjes’ kanë dhënë një konferencë shtypi në Tiranë, ku kanë bërë të ditur aksionin e tyre kundër hyrjes së prodhimeve serbe në Kosovë.
Kryetari i ‘Vetvendosja’, Albin Kurti bëri të ditur se aksioni do të nisë më 14 Janar, ora 13:00 dhe nisja do të bëhet nga Merdara dhe ‘Dheu i Bardhë’. Sipas Kurtit aksioni nuk është kundër popullit, por kundër politikes se Serbisë. Kurti theksoi se përderisa mallrat kosovare nuk eksportohen në shtetin serb, as ato serbe nuk duhet të hyjnë në Kosovë.
“Më 14 Janar do të bllokojmë të gjitha pikat kufitare që na lidhin me Serbinë. Bëhet fjalë për një aksion, protestë ku policia duhet të jetë në krah të qyetarit të Kosovës”.
Albin Kurti ftoi shqiptarët të marrin pjesë në këtë aksion të ‘Vetvendosjes’.
“Aksioni nuk ka të bëjë vetëm me kosovarët, por me shqiptarët, kudo ata janë. Të hidhemi në mbrojtje të Republikës së Kosovës, të prodhimeve të vendit tonë. Ftojmë shqiptarët të marrin pjesë. Kam mësuar se nga qytete të Shqipërisë ka organizime lidhur me këtë aksion”, u shpreh Kurti.
(d.b/BalkanWeb)