E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri "Aleksandër Moisiu" përgatitet për jubileun e 60-të

DURRËS- Teatri "Aleksandër Moisiu" kujton sot 59-vjetorin e krijimit të trupës profesioniste dramatike, duke e konsideruar këtë ditë si fillimin e përgatitjeve për 100-vjetorin e shpalljes së pavarsisë dhe jubileun e ardhshëm të teatrit.

Drejtori i këtij institucioni, Bashkim Hoxha, tha se veprimtaritë e këtij viti do të kenë rëndësi të dyfishtë për teatrin e Durrësit. Dramaturgjia shqiptare do të jetë në qendër të veprimtarisë krijuese të këtij viti, thotë Hoxha.

Teatri dramatik "Aleksandër Moisiu" i Durrësit është themeluar më 11 janar 1953 dhe shfaqja e parë e tij ka qenë komedia "Vajza nga fshati" e shkrimtarit Fatmir Gjata, vënë në skenë nga regjisori Pandi Stillu.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›