Shehu: Berisha President, brenda PD ka disa lobime
TIRANE-Ish-zëvendësministri i Financave, deputeti i PD-së, z.Sherefedin Shehu e sheh kandidaturën e kryeministrit, Sali Berisha si më të plotësuarën për postin e kreut të ri të shtetit. Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Shehu thotë se z.Berisha me kandidimin e tij në krye të shtetit do t’i bënte nder Shqipërisë. Ai komenton dhe partinë e re të Bamir Topit, ndërsa është i bindur se prej saj do të përfitojë vetëm kryetari dhe jo të pakënaqurit që do të mbledhë rreth vete. Z.Shehu flet për qeverinë “Berisha” dhe mundësinë e ndryshimit të disa ministrave.
Z.Shehu, pse sipas jush gjithë ky debat për kreun e ri të shtetit? Çfarë po e nxit kaq shumë debatin për Presidentin e ri të vendit, në një kohë kur ai duhet të zgjidhet në muajin korrik?
Është një debat i nxitur ose i shkaktuar nga një sërë faktorësh. Një faktor mund të jetë testimi i politikës dhe i opinionit nga ai grup që mund të ketë interesa të drejtpërdrejta. Së dyti, është i nxitur edhe nga interesat e opozitës, që vazhdimisht ka tentuar të vijë në pushtet, pavarësisht nga rezultati i votimit. Lufta për të marrë pushtet në tavolinë, ndoshta e komplikon edhe më shumë këtë proces dhe krijon këtë debat, i cili tashmë është prezent në të gjitha mediat. Së treti, do të thoja se ky është një debat i cili mbush ndonjë boshllëk për qëllime të thjeshta mediatike. Meqë mua më jepet rasti për të shprehur opinionin tim, mund të them se ky është një debat që në radhë të parë nuk u intereson qytetarëve, sepse ne jemi një vend që tentojmë të arrijmë standardet e BE-së dhe këto standarde kërkojnë respektimin e institucioneve dhe të ligjeve, pavarësisht nëse ato janë të mira apo të këqija, të dobëta apo të forta. Kështu që ne kemi një përcaktim kushtetues për sa i përket zgjedhjes së Presidentit, por nga pikëpamja e qytetarëve unë nuk shoh ndonjë interes, sepse i gjithë debati është bërë nga njerëz ose të interesuar ose që janë të paguar për këtë debat.
Ç’do të thotë të paguar?
Në kuptimin që persona apo grupe të ndryshme politike kërkojnë që të sponsorizojnë veten ose individë që u përkasin atyre, siç mund të jetë opozita ose palë të tjera të interesuara. Në këtë kuptim, mund të bëhet një lloj promovimi apo testimi i opinionit dhe politikës. Por qytetarëve nuk u intereson, sepse në rastin tonë ia kanë besuar parlamentit. Po kështu, ata e kanë dhënë opinionin e tyre me referendumin kushtetues në vitin 1998-të, në të cilin kanë votuar që parlamenti të zgjedhë presidentin. Dhe kur vjen momenti i parlamentit, prioritetin e ka shumica. Po për sa u përket përpjekjeve që bëhen për konsensus ose forma të tjera natyrisht që konsensusi është i mirëpritur. Konsensusi është një shenjë e pjekurisë politike, por eksperienca qytetare ka treguar se ne nuk e kemi arritur këtë pjekuri dhe gjithmonë konsensusi është arritur vetëm atëherë kur opozitës i është dhënë pushteti. Ne kemi edhe eksperiencën e fundit, atë të emërimeve, që pavarësisht se mazhoranca kishte në dorë emërimet e disa posteve, gjithmonë ajo ka bërë propozime dhe i ka dhënë pjesë në pushtet edhe opozitës, qoftë në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, qoftë në Këshillat mbikëqyrës të Bankës Qendrore apo institucioneve të tjera. Gjithmonë ka pasur propozime ose kandidatë që kanë ardhur nga opozita dhe janë votuar nga mazhoranca. Kështu që, sa i përket zgjedhjes së presidentit, së pari është herët, së dyti prioritetin e ka mazhoranca dhe së treti ka një kompromis që u arrit në frymën e eliminimit të ngërçit në zgjedhjen e presidentit. Ndaj kjo frymë jo vetëm duhet ruajtur, por edhe duhet konsoliduar, pasi në të kundërt Shqipëria do të ishte një vend ku interesat e ngushta apo emrat e veçantë do të ndikonin ose do të bëheshin shkak për të frustrime ligjore dhe këto të përkthehen pastaj për destabilitet politik, jo në kuptimin e qeverisë, por në atë të paqëndrueshmërisë ligjore dhe sistemit ligjor dhe institucional.
Kreu i OSBE-së në Tiranë z.Volfart apeloi për një president konsensual. Është e mundur një zgjedhje e tillë e kreut të ri të shtetit?
Deklarata e kreut të OSBE-së është keqinterpretuar, sepse nuk e dha direktivë, por shprehu opinionin e tij që do të pëlqente një konsensus ashtu siç u vu re në rastin e Avokatit të Popullit. Por siç e thashë dhe më lart, një president konsensual do të ishte i mirëpritur.
Nga do të vijë ky konsensus?
Nëse ky konsensus më jep mua Presidentin, atëherë ky konsensus nuk mund të arrihet. Në qoftë se konsensusi është për të mirën e vendit, atëherë ky konsensus është i mundshëm.
Në ç’kuptim i mundshëm?
Këtu kam parasysh që pozitës i takon e drejta e zgjedhjes së një kandidati, por ajo ka detyrimin që ky kandidat të jetë i besueshëm edhe për opozitën. Nëse gjërat diskutohen në këtë këndvështrim, atëherë konsensusi është i mundshëm. Konsensusi do të shpërndante edhe energji pozitive në publik ose tek qytetarët dhe do të rriste edhe besimin e institucionit. Por gjërat duhet t’i shikojmë ashtu siç funksionojnë realisht në standardin shqiptar. Nuk besoj se mund të ketë konsensus të kësaj shkalle, megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të punojmë për këtë konsensus.
Kryeministri Berisha është shprehur se President u ri i vendit do të jetë një nga drejtuesit aktualë të PD-së… Ç’do të thotë kjo, kush prej tyre ka reputacionin e duhur për pasardhës të Topit në Presidencë?
Unë e interpretoj ndryshe atë që ka thënë Kryeministri, që të gjithë drejtuesit e PD-së janë kandidatë potencialë, që do të thotë janë të aftë, kanë reputacionin e duhur, por njëkohësisht edhe aftësinë për të ushtruar detyrën e presidentit.
Atëherë, cili është nënkuptimi i deklaratës së Kryeministrit?
Ndoshta kjo thënie e kryeministrit mund të ketë dhe një nënkuptim tjetër, që është i lidhur me mungesën e reputacionit tek drejtuesit e PS-së. Kjo për faktin se PS-ja ka disa drejtues që nuk plotësojnë as kriteret teknike për president, që mund të jetë mungesa e përvojës, dhe të tjera kërkesa që janë të shkruara dhe të pashkruara për postin e kryetarit të lartë të shtetit. Pra kryeministri ka thënë: Ne kemi potenciale të mjaftueshme në kushtet kur kemi dhe të drejtën për të bërë këtë propozim. Pra në njëfarë mënyre Kryeministri ka thënë që propozimi na takon ta bëjmë neve, pastaj ky propozim duhet të jetë i matur në këndvështrimin tjetër, që edhe opozita të shikojë një president të ardhshëm që të ushtrojë plotësisht detyrimet kushtetuese. Kështu që nuk mund të vësh gishtin tek ndonjëri, por që PD-ja ka potenciale. Pastaj kryesore është që kryeministri ka bërë një deklaratë tashmë të njohur për veten e tij, që kështu që nuk mund të jetë më një objekt për t’u debatuar.
Z.Berisha vërtetë ka thënë që nuk do të kandidojë për postin e Presidentit, por shumëkush beson të kundërtën, që ai do të jetë kreu i ri i shtetit. Megjithatë, si e shikoni Berishën President?
Për mua do të ishte në nderin e Shqipërisë që z.Berisha të ishte përsëri president.
Për cilat arsye?
E them, në kuptimin që shqiptarët e panë z.Berisha në një qeverisje që tashmë është në vitin e shtatë, me suksese të cilat nuk i kishim imagjinuar, me zhvillime ekonomike mbresëlënëse të pranuara edhe nga institucionet ndërkombëtare. Janë hapur perspektiva zhvillimi për sa i përket thithjes së investimeve të huaja, kështu që janë prova më e mirë që z.Berisha është një nga ata liderë që është orientuar qartë rreth presporitetit të vendit dhe integrimit të Shqipërisë në botën e zhvilluar të BE-së.
Nëse ndodh kështu, a do të dukej një largim i butë i z.Berisha nga politika?
Duke qenë President nuk është largim, sepse qenia President nuk nënkupton largimin nga politika në momentin e lënies së Presidentit, pavarësisht se ne po përjetojmë disa eksperienca të tjera.
Cilat eksperienca?
Tentativa për të lënë jo politikën, por partinë që ka promovuar Presidenti.
Prej kohësh flitet pa zë për trashëgiminë politike të z.Berisha në PD…
Nuk ka debat, por ashtu siç z.Berisha ka thënë për presidentin, të gjithë udhëheqësit e PD-së janë të mundshëm për të qenë në krye ose kryetarë të kësaj partie. Në këtë kuptim mund të ketë dëshira, mund të ketë ambicie; është krejt e natyrshme që në këtë grup kandidatësh po të thuash, secili dëshiron të jetë kryetar i PD-së, të ketë dhe shfaqje mendimesh.
Si e shikoni kandidaturën e znj.Topalli në krye të shtetit?
Unë thashë që i shikoj të gjithë drejtuesit e PD-së dhe në këtë rast nuk përjashtoj as znj.Topalli. Gjithsesi unë nuk mund të bëj analizën e individëve, por sa kohë znj.Topalli ka një prezencë publike dhe poste shumë të rëndësishme nuk besoj që është në diskutim nëse ajo është e zonja për postin e Presidentit. Mund të jetë zgjedhja e saj, mund të jetë zgjedhja e PD-së, por nuk ka asnjë dilemë pastaj nëse është e zonja apo jo. Unë besoj që të gjitha këto do të funksiononin në rastin e znj.Topalli, përveç faktit që duhen përputhur të gjithë faktorët, dëshira e saj dhe interesi i mazhorancës.
Në këtë rast kush është interesi i mazhorancës?
Interesi i mazhorancës është që znj.Topalli ta mbajë kryetare të Kuvendit apo ta bëjë presidente.
Si e shikoni krijimin e një partie të re nga ish- nënkryetari i PD-së, z.Bamir Topi?
Zgjedhja e z.Topi natyrisht është personale. Mund të ketë disa të pakënaqur, por pakënaqësitë nuk kënaqen me krijim të partive politike sepse kemi një eksperiencë, që krijimi i partive me të pakënaqurit ka qenë i pasuksesshëm. Megjithatë mendoj që z.Topi momentalisht ka një farë vetëbesimi, pasi duke parë Shqipërinë nga karrigia e Presidentit mendon që je i fuqishëm, që ke autoritet, kur në fakt këtë autoritet e ka për shkak të pozitës kushtetuese si President. Ndaj unë mendoj se pozita e tij politike nesër do të jetë shumë më e dobët dhe e pakrahasueshme me pozitën dhe autoritet, sepse qytetarët janë tashmë nëpër parti politike dhe të paktën në Shqipëri nuk është më e nevojshme krijimi i partive të reja. Mund të jetë i nevojshëm demokratizimi i partive, që do të thotë ekzistenca e rrymave brenda partive politike.
PD-ja vuan nga këto rryma të brendshme?
Vuajnë të gjitha partitë politike, por unë do të them se vuan PD-ja. Them se vuajnë individët, sepse disa individë që ndoshta kanë aftësi personale nuk e ndjejnë veten të promovuar dhe në vend që të vazhdojnë debatin brenda partisë, gjejnë rrugën më të lehtë, që është identifikimi personal, nëpërmjet krijimit të partive politike. Kjo mund të ketë dhe një arsye dhe arsye e vetme mund të jetë se shërben për promovimin e të pakënaqurve. Por eksperienca ka treguar, se nga ky promovim ka përfituar vetëm ai që është në krye të partisë dhe grupi tjetër i pakënaqur përsëri vazhdon të mbetet i pakënaqur. Këto parti u shërbejnë vetëm kryetarit, me përpjekje maksimale, duke krijuar koalicione. Këto parti kanë mundur të nxjerrin deputetë vetëm kryetarët.
Bamir Topi ka ende mbështetës në grupin parlamentar të PD-së?
Nuk besoj, sepse ne kemi pasur raste për ta shprehur këtë mbështetje përmes votimeve. Në rastet kur presidenti ka kthyer dekrete thjeshtë për të demonstruar forcën e tij politike dhe jo me argumente të forta ligjore, votimi ka qenë unanim në grupin tonë parlamentar.
Do e dëmtojë PD-në partia e re e z.Topi në zgjedhjet e 2013-tës?
Jo, nuk besoj, sepse në PD ka ndodhur procesi i ndarjes, i ribashkimit. Këto faza PD-ja i ka kaluar, por nga ana tjetër kjo parti nuk e ka bazuar suksesin e saj në grupe apo grupet. Në radhë të parë është politika si të thuash pjesa më e konsoliduar që nga fillimi i saj, ose orientimi i saj i qartë politik dhe dashur pa dashur meritën kryesore e ka z.Berisha, i cili fitoi pushtetin e parë në krye të PD-së, e drejtoi në opozitë këtë parti dhe e riktheu sërish në pushtet. Rikthimi në pozitë ishte i suksesshëm në një periudhë shumë të vështirë politike, që për hir të së vërtetës duhet thënë që PD-ja dhe anëtarët e saj ishin nën një represion të egër dhe fitorja e 2005-ës i dedikohet vullnetit qytetar dhe konsolidimit të besimit tek PD-ja. Suksesi i kësaj qeverie natyrisht ia ka shtuar meritat kryetarit të PD-së, kështu që nuk besoj se dalja e grupeve apo partive të reja do të dobësojë PD-në.
A po e dëmtojnë PD-në klanet brenda saj?
Unë nuk do të thosha klane, por është krejt e natyrshme që një parti të ketë lobime, kështu që fjalën klan në fjalorin tonë ta kthejmë në lobim, sepse lobimi është një fenomen i njohur, i cili ka të bëjë me promovim individësh, me afrim njerëzish, ka të bëjë me krijimin e besimit dhe në fund të fundit edhe me marrje postesh. Ky është një proces që disa e bëjnë më mirë, disa s’e bëjnë mirë, pavarësisht se disa mund ta quajnë veten të aftë, ata që s’dinë ta bëjnë këtë pjesë. Dhe pjesa tjetër në politikë funksionon, sepse në fund të fundit është vota ajo që vendos. Kështu që mund të them se në PD ka lobime për të krijuar ose për arritur objektiva politike.
Të ndalemi pak tek qeveria, e cila ka kohë që nuk ndryshon; është i njëjti staf sikur PD-së i kanë mbaruar kualitetet e saj. Ju duket normale?
Kjo varet, por sipas meje, qëndrimet e gjata kanë një argument, sepse në Shqipëri ka pasur një stabilitet ekonomik, ka pasur një zhvillim në aspektin ekonomik, pasi këto janë më të prekshme për qytetarët që kanë të bëjnë me nivelin e jetesës së tyre. Në këtë kuptim mund të argumentohet stabiliteti ose mosndërrimi i ministrave. Nga ana tjetër, në vendet demokratike principi i rotacionit duhet të funksionojë edhe në ndërrimin e ministrave, në kuptimin që njerëzit që janë gjatë në politikë presin që të ekspozohen, demonstrojnë aftësitë e tyre përmes pozitave politike, qoftë në strukturave e partive, strukturave të pushtetit. Në këtë kuptim, ndërrimi mbase është i rëndësishëm. Megjithatë kjo nuk është një çështje përgjegjësie e kryeministrit, se kur do të ndryshojë stafin e tij qeveritar. Sa u përket ministrave jetëgjatë në qeveri, ata kanë ruajtur reputacionin në publik dhe nuk janë goditur me fakte dhe argumente për keqqeverisje.
Duket se problem për qeverisë është korrupsioni. Opozita ka akuzuar ministra të veçantë për afera korruptive...
Nuk mund të bëj akuzë. Korrupsionin duhet ta shikojnë në dy këndvështrime. Së pari, si një fenomen real që ekziston sidomos në sektorin publik. Nuk mund të deklaroj se nuk ka korrupsion nisur nga ky këndvështrim, por për sa u përket përmasave, këto janë të diskutueshme. Është më i madh perceptimi se sa fenomeni real i korrupsionit.
Por kur bëhet fjalë për ministra konkretë?
Atëherë kur bëhet fjalë për ministra, për individë nuk besoj se zgjidhet duke dhënë opinione, pasi unë nuk kam asnjë fakt. Mund të them se edhe ato akuza që janë bërë më tepër kanë qenë mediatike dhe ndoshta pastaj duhet parë nëse ka probleme funksionimi i sistemit gjyqësor. Për hir të së vërtetës nga ana e kësaj mazhorance ka pasur jo vetëm vullnet të shprehur, por edhe të realizuar për korrupsionin, duke pasur edhe ministra të dorëhequr qoftë në mandatin e parë, qoftë në këtë mandat. Por ne nuk kemi vendime nga ana e sistemit gjyqësor, ndoshta problemi më i madh qëndron tek ndëshkimi dhe jo tek vullneti apo tek etiketimi i ministrave, pasi fakti që nuk ka dënime por ka denoncime tregon që korrupsioni si fenomen ekziston në të gjitha vendet. Përmasat janë të ndryshme, por e rëndësishme është që korrupsioni të ndëshkohet.
Aleanca me LSI-në a e ktheu majtas të djathtën shqiptare dhe a do të jetë sërish PD-ja në koalicion me Ilir Metën edhe në zgjedhjet e 2013-tës?
Përkundrazi, aleanca me të majtët i ka shtuar një vlerë qeverisjes, sepse kjo ishte një aleancë e orientuar qartë për integrim, madje ne shohim që nuk ka ndryshime as në programin politik. Kështu që programi i qeverisë vazhdon të ruajë ato të 2005-ës, por pastaj i modifikuar në 2009-tën. Ndaj mendoj se për shqiptarët ishte një vlerë e shtuar. Së pari është PD-ja forca e djathtë, e cila ka bashkuar vlerat e së majtës së moderuar, sepse krahasuar me PS-në, LSI-ja është një parti e re dhe pavarësisht nga orientimi i saj i majtë ajo nuk ka atë trashëgimi nga sistemi i mëparshëm, por ka një orientim të qartë evropian, që e përputhin plotësisht këtë program dhe vizion të përbashkët.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)