Imami: Brenda 2013 do asgjesohen 40,000 ton municione
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, theksoi sot gjatë analizës vjetore të Bordit Drejtues të Municioneve të Tepërta se, asgjësimi i municioneve të tepërta në FA është një ndër programet më të suksesshme së institucionit që ai përfaqëson.
“Nga shtatori i vitit 2009 dhe deri në fund të vitit 2011, pra brenda një periudhe kohore më pak se dy vjet e gjysmë, janë eliminuar 53,806 ton municione. Duhet të vazhdojmë të zbatojmë me korrektësi masat e sigurisë në uzina dhe poligone, sepse pikërisht tani ka një rrezik tjetër; në qoftë se deri dje ishte rreziku i të panjohurës, sot është rreziku i nënvlerësimit të rregullave dhe masave të sigurisë dhe për këtë arsye kërkohet vëmendje dhe kujdes maksimal nga të gjithë", theksoi Imami.
Ministri Imami, duke u ndalur në prioritetet e asgjësimit të municioneve për vitin 2012 nënvizoi se vendimare është asgjësimi i të gjitha municionve brenda vitit 2013, ndërkohë që sqaroi se demontimi do të kryehet me siguri maksimale në poligone.
"Siguria dhe zbatimi i rregullave në gjithë këtë proces ka qenë dhe mbetet prioritet absolut dhe detyrë parësore për të gjithë. Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për minimizimin e ndotjes së mjedisit, jo vetëm në uzina, ku kryhet procesi i demontimit industrial të municioneve, por edhe në poligone dhe kudo ku punohet me municionet dhe lëndët plasëse",- theksoi Imami.
Sipas ministrit Imami, arritjet e deritanishme i dedikohen edhe partnerëve që kanë mbështetur këtë proces, si Departamenti i Shtetit i SHBA, Qeveria Gjermane dhe Daneze, Zyra e Prezencës së OSBE dhe UNDP në Tiranë, Zyra e CUBIC-ut në MM.
Ndërsa, zv/ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, tha se, aktualisht rezulton se janë për asgjësim edhe rreth 40,000 ton municione të tjera, që do të asgjësohen brenda vitit 2013.
"Për planifikimin e asgjësimit të sasisë së mbetur të municioneve, Bordi Drejtues i AMT, ka ngritur një Grup Pune që ka rishikuar Planin e Veprimit dhe ka detajuar masat si dhe hapat që do të ndërmerren për asgjësimin e municioneve gjatë vitit 2012. ndër prioritetet kryesore të Bordit Drejtues të FA-së për asgjësimin e municioneve të tepërta gjatë vitit 2012, janë përcaktuar asgjësimi i 26,000 ton municioneve në poligone, uzina dhe nëpërmjet eksportit, reduktimi i 10 depove të municionit në vartësi të Brigadës Logjistike të FA-së, dhe përfundimi i asgjësimit masiv me plasje në Poligone, brenda muajit shtator 2012",- theksoi Spahiu.
(el.me/BalkanWeb)