Kriza, Sarkozy do të takohet me Christine Lagarde
FRANCË- Presidenti Nicolas Sarkozy pritet të takohet sot në mesditë me drejtoreshën e përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
Temë e diskutimit do të jetë situata ekonomike ndërkombëtare dhe veçanërisht për kriza në Eurozonë. Ndërkaq, kryeministri italian Mario Monti sapo është pritur në një takim në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në prag të kësaj vizite Monti ka paralajmëruar për rrezikun e protestave anti-evropiane në vendin e tij. Në qoftë se për italianët në një të ardhme të afërt nuk kanë sukses të prekshëm kursimet e tyre dhe po ashtu nuk ka gatishmëri për reforma, në Itali do të ketë protestë kundër Europës, tha Monti për gazetën "Die Welt".
Kjo protestë do të drejtohet kundër Gjermanisë. Gjatë bisedimeve ndër të tjera do të diskutohet për gjendjen në euro-zonë dhe zhvillimet ekonomike në Europë.
(el.me/new24/BalkanWeb)