Tirane, LSI protestë për Kodin
Tiranë-“Vota është e shenjtë”, kjo ka qenë motoja e protestës së sotme të Lëvizjes Socialiste për Integrim organizuar në orët e pasdites në Tiranë. “Jemi sot për të evituar një tragjedi të re, rreziku është i madh sepse Sali Berisha është përsëri në pushtet”, tha kreu i LSI-së, Ilir Meta në fjalën e tij para dhjetra simpatizantëve të mbledhur në sheshin Skenderbej.
Sipas tij në krye të partisë që duhet te ishte garancia kryesore e zgjedhjeve të ardhshme, po fshihet një Berishë më e madhe se Sali Berisha. “Jemi këtu të gjithë bashkë për tu shndërruar në një barrikadë të pakapërcyeshme njerëzore dhe shpirtërore për të ndaluar një herë e mirë marshimin arrogant dhe të verbër të autoritarizmit dhe të korrupsionit politik të dy partive të vjetra”, vazhdoi Meta.
Protestën e ditës së sotme në Sheshin Skënderbej kreu i LSI-se Meta e cilësoi si mënyrën e vetme për të mbrojtur votën e lirë. “Jemi këtu për të mbrojtur votën e lirë, votën e shqiptarëve. Jemi si një forcë e jashtëzaknshme dhe garantiste për të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë popullit shqipatër”, tha ai. Ndërsa shtoi se “ne hymë në grevë urie, morëm një vendim të padëshirueshëm, por të domosdoshme për të sensibilizuar të gjithë shqiptarët për rrezikun që mund të vijë, por edhe partnerët ndërkombëtarë", nënvizoi ai . Duke iu referuar kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe kryetarët së PS-së Edi Rama, Ilir Meta tha se ata kanë vendosur që në mënyrë antidemokratike të bënin fakt të kryer një kod elektoral me probleme shumë të mëdha.
Ky manifestim u përkrah edhe nga parti të tjera të vogla të cilat ishin edhe pjesë e grupit të deputetëve protestues, si PS 91, PAD, PDK, dhe LZHK.