Vetëhelmohet në shtëpinë e bashkëshortit 24 vjeçarja
Berat- Një 24- vjeçare ka dashur ti jap fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëhelmuar. Entela Shuaipi nga fshati Lumas i rrethit të Beratit ka pirë një sasi të konsiderueshme fotoksinë.
Të afërm të viktimës tregojnë se 24-vjeçarja ka qënë e martuar në këtë fshat dhe banonte me prindërit e bashkëshortit, i cili vetë ndodhet në emigracion në Greqi. Po nga të njëjtat burime citohet se “duke përfituar nga momenti që e reja ndodhej vetëm në shtëpi ka kryer aktin e vetëhelmimit, pasi pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ndodheshin në shtëpi.
Ajo është transportuar menjëherë në spitalin e Beratit sapo është gjetur nga të afërmit e bashkëshortit të saj. Nga sasia e madhe e helmit që kishte pirë ajo ka rënë pa ndjenja në dysheme. Ndihma e shpejtë që i është dhënë në momentin e duhur, ka bërë që 24-vjeçarja Shuaipi ti shptëtojë vdekjes. Mjekët shpjegojnë se e kanë mbajtur atë nën mjekim intensiv për disa orë ndaj tani është jashtë rrezikut. Ndërsa ende nuk dihen motivet që e kanë detyruar Shuaipin të shkojë drejt vetëflijimit. Organet e policisë kanë marrë në pyetje të afërm të saj ndërsa po presin përmirësimin e pacientes për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarje.