Tiranë/ Plagosi me mjete të forta 2 persona, arrestohet 19-vjeçari
Një 19-vjeçar është arrestuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes pasi kishte qëlluar me sende të forta dy persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00, në fshatin Yrshek ku shtetasi Erjol Hajdari, 19 vjeç në bashkëpunim edhe me një bashkëmoshatarin e tij, kanë plagosur me mjete të forta si dhe kanosur me armë zjarri, shtetasit Martin Elezi, 24 vjeç dhe Fatri Osmanllari, 21 vjec, banues në Yrshek.
Sipas policisë materialet në ngarkim të 19-vjeçarit për akuzën "Plagosjes së lehtë më dashje" dhe "Trafikim të armëve dhe municioneve" i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës.