Berat/ Arrestohen autoret e vrasjes se ndodhur dy dite me pare

Policia e Qarkut të Beratit deklaroi gjatë paradites së sotme indentifikimin dhe arrestimin e autorëve të vrajes së ndodhur dy ditë më parë në këtë qytet. Ata jane Shpëtim Kovaçi, 23 vjeç, Ferdinant Hoxha, 23 vjeç, lindur dhe banes në lagjen “Donika Kastrioti” të këtij qyteti.
Zëdhënesja e policisë Valbona Qafa bëri me dije në një konferencë për shtyp gjatë paradites së sotme se arrestimi i dy personave u bë pas verifikimeve dhe hetimeve rezulton se janë autorë në bashkpunim të vrasjes së 33 vjeçarit Klodian Lumani, i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri dy ditë më parë. 33 vjeçari u qëllua në ambjentet e jashtme të një qendre internet në lagjen “30 Vjetori” të këtij qyteti, ndërkohë që sipas policisë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një grindje për motive banale mes autorëve dhe viktimës, ndërkohë që po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.