E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Pranga ushtarakut dhe 23-vjeçarit, u kapën me drogë

Dy persona, njëri prej të cilëve ushtarak, janë arrestuar mbrëmjen e shkuar nga policia. Në pranga ra shtetasit, Artur Jonus Lita, 23 vjeç, banues në Kamëz, dhe Ndue Pjeter Lokthi, 43 vjeç, banues në Tiranë, me profesion ushtarak.
Këto shtetas tek kthesa e Valiasit, duke drejtuar mjetin tip furgon, iu gjet e bllokua 1158 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, në çantën e shtetasit Artur Lita, ndërsa shtetasi Ndue Lokthi ishte drejtues mjeti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia prej 1158 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, shuma prej 119 000 lekë, mjeti tip fugon, dy telefona celularë si dhe një pistoletë model 54, me 7 fishekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›