E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan të vrisnin policët, kërkojnë lirim nga burgu

Kërkesa

Alban Rexha, personazhi televiziv i vetëquajtur “ujku”, së bashku me tre shokët e tij, të arrestuar në fund të vitit 2009, i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës për të kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit. Ata kërkojnë liri, pasi ndaj tyre nuk është vërtetuar akuza e vrasjes së punonjësve të policisë. Krahas Rexhës, kërkesë për liri kanë kryer edhe Enea Gega, Pajtim Serjani dhe Samet Mejdani. Këta persona dyshohen se kanë qëlluar në drejtim të patrullës së policisë me automatik natën e 29 dhjetorit 2009. Sipas prokurorisë, makina e tipit “Benz” me targa “BOT QA997”, brenda të cilit ndodheshin katër të arrestuarit nuk ka pranuar të ndalet në postbllokun e policisë në rrugën “Irfan Tomini”, duke u larguar me shpejtësi. 200 metra nga postblloku, mësohet se të katër të arrestuarit kanë dalë nga makina duke qëlluar në drejtim të policisë dhe më pas kanë ikur me vrap. Por, pak minuta më pas policia ka arrestuar Serjanin, Mejdanin dhe Gegën, ndërsa Rexhën e kishin shpallur në kërkim.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›