E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin argjendarinë nëpërmjet mashtrimit

Tiranë

Një argjendari është vjedhur dje me anë të mashtrimit nga dy persona, të cilët kanë hyrë për të blerë një varëse floriri dhe më pas e kanë marrë pa paguar dhe janë larguar me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur dje, në rrugën “Bogdani”, përballë ish-ambasadës jugosllave në Tiranë rreth orës 15:00, kur dy të rinjtë kanë hyrë në dyqanin që ndodhej vetëm shitësja, e cila ishte një vajzë e re. Pasi kanë hyrë në dyqan, të rinjtë kanë kërkuar të shikojnë nga afër produktet që tregtoheshin aty dhe menjëherë sapo i kanë marrë në duar, kanë filluar të bëjnë pazare. Burimet policore shpjegojnë se nga dëshmia e vajzën mësohet se ata kanë marrë një varëse floriri dhe kanë kërkuar që ajo t’u ulë çmimin. Ndërkaq, ata janë larguar me vrap, duke ofenduar shitësen. Ajo ka njoftuar policinë private, por edhe Policinë e Shtetit, që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Menjëherë kanë filluar kërkimet për të dyshuarit, duke rrethuar zonën. Policia tha se ka shoqëruar disa persona, që dyshohen si autorët e kësaj ngjarjeje, por ende nuk është marrë ndonjë urdhër-arrestimi për ta.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›