E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, Vocaj paraqet strategjinë anti-drogë

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka prezantuar gjatë një takimi me organet e pushtetit vendor dhe drejtues policie të qarkut që ai drejton, strategjinë për parandalimin dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Vocaj tha se mbjellja e bimës së kanabisit në qarkun e Tiranës është vetëm 1 përqind e asaj në rang kombëtar.

Numri 1 i policisë së kryeqytetit sqaroi se, gjatë vitit që shkoi u evidentuan 7 raste të kultivimit ku janë asgjesuar 1 mije e 270 rrënjë të kësaj bime narkotike.

Ai theksoi faktin se qarku i Tiranës nuk është problematik, përvec ndonjë rasti të vecuar të kultivimit në territore buzë kodrinave dhe përenjve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›