E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, adoleshenti hidhet nga trampolina dhe humb jetën

TIRANE - Një adoleshent humbi jetën mesditën e sotme tek pishinat e kryeqytetit. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se 18-vjeçari, banues në Sauk, është hedhur nga kati i tretë i trampolinës dhe ka përfunduar në ujë pa shenja jete.

Mësohet se i riu u dërgua drejt spitalit pasi u nxor nga uji, por nuk arriti dot të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes së parë mjekësore.

Policia bëri të ditur se është duke pritur ekspertizën mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit, ndërsa dyshimet e para lidhen me ndonjë atak të mundshëm kardiak.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›