I erren sytë nga xhelozia, vret gruan, ikën me vajzen
07/11/2011 Vrasja në prani të 2 fëmijëve te “Unaza e Madhe”
TIRANË- Për xhelozi bashkëshorti ka vrarë të shoqen me thikë, në sy të fëmijëve dhe u arratis me vajzen 2 vjeç. Kështu, festa e djeshme e Kurban Bajramit është përgjakur nga kjo ngjarje e rëndë, kur burri vrau gruan me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 13:05 në kryeqytet, në banesën e familjes Hysa, në zonën e “Unazës së Re”. Autori i krimit ishte kryefamiljari Hiqmet (Ismet) Hysa, 35 vjeç, i cili pas një sherri banal, që kishte në qendër xhelozinë, e qëlloi gruan e tij Edlira Doci 27 vjeçe, disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë mësohet se autori i krimit është larguar menjëherë nga banesa, duke marrë me vete dhe djalin e tij 2-vjeçar, i cili në momentin e vrasjes ndodhej në banesë bashkë me fëmijën tjetër, vajzën 7 vjeçe të çiftit. Kanë qenë komshinjtë, dëshmitarë të cilët kanë lajmëruar policinë, pas të bërtiturave të dëgjuara në familjen Hysa. Nga hetimet paraprake policia bën me dije se dy bashkëshortët kohët e fundit ishin larguar shumë me njëri-tjetrin dhe ky mund të jetë edhe shkaku pse ato ditët e fundit kishin debate të forta midis tyre. Forcat e policisë së komisariatit numër 6, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja, ndërkohë bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.