Sot përzgjidhen 24 ekspertët kontabël
07/11/2011 KQZ nis kontrollin e financave të partive politike që morën pjesë më 8 maj
PS: Ekspertët kontabël të mos kenë subjekte të tjera për kontroll për shkak të ngarkesës së punës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përzgjedhjen e 24 ekspertëve kontabël që do të kontrollojnë financat e përdorura nga partitë politike në zgjedhjet lokale të 8 majit të këtij viti. KQZ-ja të premten e kaluar nisi hedhjen e shortit, i cili është shtyrë për t’u zhvilluar në mbledhjen e mesditës së sotme. Shkak i kësaj shtyrjeje është bërë debati mes kryetarit të KQZ-së Arben Ristani dhe anëtarit socialist Pandeli Varfi për mënyrën e përzgjedhjes së këtyre ekspertëve kontabël që do të përdoren në këtë proces. Nga ana e tij Varfi kërkoi përjashtimin nga shorti të kontabilistëve që nuk janë në listën e dorëzuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar në janar të këtij viti në KQZ. Varfi propozoi gjithashtu që ekspertët kontabël që do të kontrollojnë financat e dy partive të mëdha - Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste - të mos kenë subjekte të tjera për kontroll për shkak të ngarkesës së punës. Pas diskutimeve në mbledhjen e së premtes u ra dakord që për këto subjekte ekspertëve kontabël t’u lihet më shumë kohë në dispozicion deri në hartimin e raportit përfundimtar. Ndërkohë gjatë procesit të hedhjes së shortit Varfi shprehu kritika dhe për listën e ekspertëve. Sipas tij, nuk mund të jenë pjesë e këtij procesi ekspertët që nuk janë në listën e dorëzuar në KQZ në janar nga IEKA. Dy emrat që çuan në këtë debat ishin Hava Muçollari dhe Lulash Pjetërnika. Por për kreun e KQZ-së Arben Ristani ligji nuk përjashton ekspertët që mbushin kriterin e 5 vjetve përvojë edhe pas dorëzimit të kësaj liste nga IEKA. Diskutimi për këto çështje shtyu përfundimin e shortit për ditën e hënë (sot), kur pritet të hidhet shorti dhe për 140 subjekte të tjera. Ekspertët kontabël do të auditojnë fondet e përfituara, burimin e financimit dhe mënyrën e shpenzimit të tyre gjatë fushatës së fundit elektorale.
Lista e plotë e ekspertëve IEKA
1. “Alb Auditing Grop”, sh.p.k
2. “Holly & Endi Auditing”, sh.p.k
3. “Alb-Audit”, sh.p.k
4. “Alb BB Auditing”, sh.p.k
5. Lulash Pjetërnika
6. Bashkim Killo
7. Semiha Dollani
8. Pajtim Hysaj
9. Luan Muçaj
10. Stoli Laze
11. Doranin Agalliu
12. Eftali Qirjaqi
13. Hidajete Kraja
14. Margarita Gjergji
15. Eduart Kila
16. Naim Malo
17. Fatmira Kastrati
18. Qani Kajo
19. Lumturi Brahaj
20. Ahmet Stojna
21. Hysen Beka
22. Nikolla Ceco
23. Halim Bakalli
24. Hava Muçollari