E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohen 2sekserë, nën hetim edhezv.drejtori i Hipotekës

TIRANË- Pas hetimeve në Hipotekën e Tiranës, policia ka arrestuar 2 sekserë dhe ka vënë nën hetim zv.drejtorin Altin Spaho. Hetimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Sporteli i hapur” nga Antikorrupsioni dhe Task Forcë kanë mundur të vënë në pranga shtetasit Shkëlqim Levanaj e Orion Kolezi. Këta të fundit akuzohen se kanë përfituar shumën prej 500 mijë lekësh të reja, për dhënien e një vërtetimi hipotekar. 

Njësia antikorrupsion në policinë e Tiranës dhe njësia Task Force nisën hetimet pas denoncimit të një qytetari, i cili pretendonte se nga sekserët i ishte bërë presion të jepte 50 mijë lekë të reja, kundertj një vërtetimi pronësor për një apartament në Tiranë. Burimet e policisë dyshojnë se sekserët kanë lidhje me zyrtarët e hipotekave dhe kishin kohë që merreshin me ketë punë duke u premtuar qytetarëve përshpejtim të procedurave të dhënies së vërtetimeve të pronësisë kundrejt rrushfetit.

Shuma e konsiderueshme e lekëve është marrë në shkëmbim të përshpejjtimit të procedurave për lëshimin e vërtetimit. Policia sqaron se nën hetim është vënë edhe zv.drejtori Spaho, për shpërdorim detyre.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›