E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia39 vjeçari i dënuarpër rrëmbim personi

TIRANE - Një 39 vjeçar nga Librazhdi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua sot nga Italia drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Torinon (Itali), ekstradoi sot nga Milano drejt vendit tonë shtetasin Flori Buzra, i dënuar nga Gjykata e Torinos me 13 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të "rrëmbimit të personit, kryer në bashkëpunim", si dhe "marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura".
39 vjeçari Buzra, në bashkëpunim me shtetas të tjerë italianë dhe shqiptarë, kanë rrëmbyer në qytetin e Torinos në maj të vitit 2000 një shtetase italiane të mitur dhe e kanë mbajtur peng për një muaj, në këmbim të shumës prej 1 miliardë liretash që i kërkonin babait të saj.
Gjatë kohës që këta persona kanë kryer rrëmbimin e minorenes, është provuar nga gjykata e shtetit italian se 39 vjeçari nga Librazhdi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me minorenen.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›