Tiranë, arrestohen për kontrabndë mallrash 2 biznesmenë

Drejtoria e policisë së Tiranës në bashkëpunim me antikrimin ekonomik në këtë drejtori kanë bërë të mundur arrestimin e dy biznesmenëve të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash. Sipas informacioneve nga policia janë arrestuar shtetasit Durim Myslia dhe Zymbi Tota pasi akuzohen se transportonin mallra kontrabandë nga Bullgaria dhe Kosova drejt Shqipërisë. Malli kontraband u gjend në një maune me targa të Kukësit dhe u sekuestruan 20 mijë palë këpucë me vlerë 500 mijë dollarë. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.