Presidenca: Topi pati ftesë në përurimin e ambasadës së Kosovës

Reagimi vjen pas shkrimeve të medieve të ndryshme se Topi dhe kreu i Partisë Socialiste, nuk kishin pasur ftesë në këtë ceremoni.
Zyra e shtypit sqaron se Presidenti Bamir Topi, i ka ardhur edhe ftesa për pritjen që do të organizohej më pas në Hotel ‘Sheraton’ ditën e premte, më 17 shkurt 2012.
“Në pamundësi për të marrë pjesë personalisht për shkak të një gjendjeje virale, Presidenti Topi ka komunikuar në telefon me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kosovës, zotin Gani Veselaj, të cilin e ka uruar edhe njëherë për Festën e Pavarësisë së Kosovës, duke e falenderuar njëkohësisht edhe për ftesën. Të premten në mesditë, Presidenti Topi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës i shprehu edhe njëherë urimet më të ngrohta për katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në reagim.
Në të njëjtën kohë-thuhet më tej- Presidenti i Republikës ka qenë i përfaqësuar si në ceremoninë e përurimit të Ambasadës, ashtu edhe në pritjen në Hotel ‘Sheraton’ nga këshilltarët e tij, të cilët i kanë përcjellë Kryeministrit Thaçi, Zëvendëskryeministrit Pacolli, Ministrit të Jashtëm Hoxha dhe përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës urimet më të përzemërta në emër të Kreut të Shtetit shqiptar. Për rastin reagoi edhe ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë si dhe Ministria e Punëve të Jashtme. /S.Ll/Start/
2012-02-20 10:29