E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Hillari Klinton: Rusia të shtojë presionet ndaj Sirisë

Gazeta Shqip

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, u shpreh sot se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dallime të mëdha lidhur me krizën në Siri.

Zonja Klinton u takua dje me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, gjatë samitit të liderëve të rajonit Azi – Paqësor (APEC), në Vlladivostok të Rusisë.

Nga ana e tij presidenti rus, Vladimir Putin i ka përshkruar bisedimet si shumë konstruktive, megjithatë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, u shpreh se do të vazhdojë të kërkojë nga Moska që të shtojë presionin ndaj Sirisë.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do ta shtojnë mbështetjen për opozitën në Siri, nëse Rusia nuk i bashkohet presionin ndërkombëtar në rritje ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me Hillari Klintonin, tha se Rusia është në mënyrë absolute kundër sanksioneve shtesë ndaj Sirisë dhe Iranit.
9 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, Hillari Klinton: Rusia të shtojë presionet ndaj Sirisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›