Minatorët në ditën e 26-të të grevës së urisë: Nuk ndalemi
BULQIZE- Në ditën e 26 të grevës së urisë, minatorët deklarojnë se nuk do ta ndërpresin derisa kompania koncensionare ACR të nënshkruajë me atë një marrëveshje zyrtare, ku të pranohen qartë kërkesat e minatorëve.
Ndërkohë 14 minatorët që ndodhen brenda në nivelin e 14-të të nëntokës prej ditës së djeshme mbajnë të bllokuar ashensorin në frikën se mos policia kërkon t'i nxjerrë me forcë.
“Sapo u dha lajmi se do i nxjerrin me dhunë grevistët kanë bllokuar ashensorin e nuk pranojnë të komunikojnë me asnjë. Nëse policia do tentojë të futet brenda me forcë ne do të përmbytemi brenda me gjithë minierën e Bulqizës. Jemi të vendosur të mos heqim dorë nga greva derisa firma ACR të plotësojë kërkesat tona.”- raportoi sot në mëngjes korrespondenti i NEWS24.
Komisioni i grevës, dhe konfederata sindikaliste u mblodhën sot paradite në një takim. Aty është vendosur që greva të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave nga kompania ACR si dhe largimin e administratorit të Bulqizës. Ndërkohë që kreu i konfederatës Kol Nikollaj deklaroi se do të përkrahin minatorët e grevës së urisë duke vazhduar protestat në të gjitha format. “Do mbrojmë të drejtat e minatorëve. Të firmoset aktmarrëveshja”- deklaroi Kol Nikollaj.
Minatorët nuk kanë bllokuar sot aksin nacional Tiranë- Peshkopi, pasi presin që në Bulqizë të mbërrijë pronarja e kompanisë ACR. Minatorët shprehen të gatshëm të zhvillojnë takim me këtë të fundit, por pa praninë e administratorit të kësaj kompanie.
NEWS24 raporton se 30 persona janë në hetim në gjëndje të lirë për bllokimin e aksit nacional, dje, në Qafën e Buallit
GJYKATA: TE NXIRREN JASHTE
Gjykata e rrethit gjyqësor Dibër, me kërkesë të Avokates së Shtetit, urdhëroi dje zbrazjen e galerive të zëna nga grevistët, të cilët,ndodhen të ngujuar në nivelin 14 të minierës së kromit të Bulqizës. Ne kerkesen e Avokaturës së Shtetit theksohej se ndërprerja e punës në minierë për shkak të grevës së urisë nëntokë ka krijuar rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e grevistëve. Gjithashtu, nga ndërprerja e punës në minierë, shtetit shqiptar po i shkaktohen dëme të pallogaritshme ekonomike dhe financiare. Dje Administratori i kompanisë koncensionare ACR, Giga Bedineishvili, se "ACR ka pergatitur draft-memorandumin e mirëkuptimit, por nuk u pranua nga minatorët.
MEMORANDUMI
Në memorandumin e saj ACR-së thekson se "kompania Albanian Crom pajtohet për të përmbushur kërkesën për rritjen e pagës me 20%, duke filluar nga data e nënshkrimit të tij, po ashtu kompania pajtohet për të bërë transparent të gjitha investimet, për të përmirësuar kushtet e punës, duke përfshirë sigurinë me të gjitha standartet si dhe rregulloren e sigurimit teknik për sigurinë në punë, do të sigurojë të gjithë ndihmën për sindikatën e re që do të krijohet pas nënshkrimit të këtij memorandumi". ACR nënvizon se “të gjithë punonjësit duhet të marrin përsipër që menjëherë të rinisin punën dhe të lirojnë të gjitha ambientet e minierës.”
Ndërsa Kryetari i konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, deklaroi dje në një intervistë për mediat se memorandumi ka disa shtesa antiligjore.
(s.g/balkanWeb)