E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, bombë molotov makinës së shokut të Emiliano Shullazit

 TIRANE- Një makinë shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Riza Cerova” , në Tiranë duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Sipas policisë makinës, në pronësi të Shpëtim Cicikut, 30 vjec i është vënë bombë molotov nga persona ende të paidentifikuar.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 04:00 të ditës së sotme (e mërkurë), 30 minuta pasi i riu kishe parkuar makinën pranë pallatit, ku banonte.

Policia thotë se pronari i makinës, Shpëtim Ciciku, i njohur dhe me pseudonimin Tomi, njihet si shok i Emiliano Shullazit, një personazh i skeduar herët nga policia shqiptare, ish i dënuar për trafik droge. 
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Tiranë, bombë molotov makinës së shokut të Emiliano Shullazit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›