G8 kërkon masa kundër Iranit
Ministrat e Jashtëm të tetë vendeve më të industrializuara i kërkuan komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa të fuqishëm për të treguar qëndrimin ndaj veprimtarisë bërthamore të Iranit.
Në draftin e deklaratës përfundimtare të samitit u theksua se G8 mbetet e hapur për dialog me Teheranin, i cili ka hedhur poshtë shqetësimet e përhapura perëndimore për faktin se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha sot se pret sugjerime nga Kina në debatin mes fuqive të mëdha për sanksione të mundshme kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.
"Në javët e ardhshme, Kina do të përfshihet, ajo do të japë sugjerimet e saj", deklaroi ajo në televizionin kanadez CTV.
Kina është anëtare e grupit të Gjashtëshes (Gjermani, Kinë, Shtetet e Bashkuara, Francë, Britani, Rusi) që dyshon se Irani po përpiqet të pajiset me armën bërthamore nën pretekstin e programit civil dhe nuk është shprehur nëse i pranon sanksionet e reja.
Takimi dyditor i ministrave të G8-s në qytetin Otava, Kanada, pritet të përfundojë sot.