E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI: 700 të ekzekutuar në vitin 2009

Gjatë vitit 2009 janë ekzekutuar në mbarë botën më shumë se 700 persona të dënuar me vdekje, ka njoftuar organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International.

Mirëpo në këto statistika mungojnë të dhënat për Kinën, vendin ku në vitet e kaluara gjithmonë ka pasur më së shumti raste dënimi me vdekje.

Autoritetet e Kinës për këtë temë kanë dhënë shumë pak informacione, kritikoi një zëdhënës i Amnesty International në Berlin.

Qeveria kineze pohon se në vend ka gjithnjë e më pak ekzekutime. Por sekretarja e përgjithshme e Amnesty International në Gjermani, Monika Luke, thekson se mungesa e të dhënave për Kinën, nuk do të thotë se atje është përmirësuar gjendja.

"Fakti që nuk kemi të dhëna statistikore nga Kina, nuk mund të shikohet si sinjal se në Kinë shohim përmirësime, siç thonë autoritetet kineze. Në qoftë se ka përmirësime, atëherë duhet t'i bëjnë publike të dhënat“, theksoi ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›