E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli: Si do të shiten aksionet e AMC-së

Me kohë qeveria kishte planifikuar shitjen e rreth 12 për qind të aksioneve që zotëronte te kompania celulare AMC, e tashmë plani ndodhet drejt finalizimit. Procesi ka nisur në fillim të 2008-ës, duke shpallur kompaninë e huaj konsulente për privatizimin, e cila është kroate, e më pas ka vijuar me VKM-të e qeverisë në drejtim të shpalljes së procedurave për shitjen e aksioneve. Gazeta zbulon disa detaje të tenderit, i cili do të zhvillohet më 19 dhjetor të 2008-ës, periudhë që përkon me finalizimin e tenderit për celularin e katërt, proces ky që ndiqet nga Ministria e Telekomunikacioneve. Ajo që bie më shumë në sy është fakti i tërheqjes së qeverisë nga disa aksione, me të cilat siguron miliona euro të ardhura pa asnjë mundim. Nëse qeveria kërkon t‘i shesë të gjitha ndërmarrjet shtetërore dhe aksionet e mbetura në to, për faktin se rezultojnë me humbje dhe se privati mund t‘i menaxhojë më mirë, pse do të bënte të njëjtën gjë me AMC-në, në një kohë kur fitimi është i sigurt. Nëse do të ishte për të përmbushur detyrimet që ka ndaj punonjësve dhe ish-pronarëve, kjo nuk qëndron, pasi këto kategori aktualisht zotërojnë diçka më shumë se 2 për qind të kompania celulare. Pra, qeveria po shet pjesën e saj, pikërisht pesë muaj para zgjedhjeve parlamentare. Në fakt, aktualisht po shitet edhe pjesa e mbetur tek "Albtelekom", rreth 25 për qind e aksioneve, në një kohë kur kompania rezulton me disa milionë euro fitim, ndërsa brenda nëntorit hapet gara për licencën e katërt celulare.

Kompania

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përgatitur të gjitha procedurat që bëjnë të mundur shitjen e aksioneve të AMC-së, duke marrë shkas nga vendimi i fundit i qeverisë, datë 22 tetor. Konkretisht, bëhet fjalë për shitjen e paketës prej 12.5792 për qind në shoqërinë "Albanian Mobile Communications", ku ofertuesve u vihet afat data 20 nëntor 2008. Brenda kësaj date kompani të interesuara për aksionet duhet të tërheqin të gjitha dokumentet e nevojshme, ndërsa oferta finale financiare do të bëhet më 19 dhjetor. Në ftesën që ministria e Genc Rulit u drejtohet kompanive janë të paraqitura disa të dhëna për kompaninë, ku më interesantja është niveli i të ardhurave. "AMC-ja është operatori i lëvizshëm udhëheqës në Republikën e Shqipërisë, me 52 për qind të tregut dhe 1.2 milionë abonentë në fund të vitit 2007. Shoqëria është privatizuar me sukses në vitin 2000", thuhet në dokumentin zyrtar për privatizimin e kompanisë. Paketa prej 85 për qind e aksioneve të kapitalit të shoqërisë është pronë e COSMO-HOLDING Albania S.A. (e cila është e zotëruar në shumicë nga "Cosmote Mobile Telecommunications S.A."), një tjetër e dhënë që ministria e publikon për kompanitë e interesuara, duke harruar të thotë se kompania mëmë e AMC-së është blerë (jo e gjitha) nga "Deustche Telekom". Në lidhje me aksionet e tjera, 12.5792 për qind zotërohet nga qeveria shqiptare dhe aksionet e tjera të pakicës (kryesisht punonjësit dhe ish-pronarët e tokës) janë 2.4208 për qind. Sa i takon gjendjes financiare, ministria thotë se shoqëria ka arritur rezultate të mira për 2007-ën, ku në mbyllje të këtij viti të ardhurat kanë qenë 176.2 milionë euro, rreth 17 për qind më shumë se viti 2006, ndërsa norma e fitimit llogaritet në 62 për qind në rritje. Të dhënat sipas ministrisë janë bërë të mundur falë auditimit të gjendjes financiare të përgatitur në përputhje me "International Financial Reporting Standards" (IFRS).

Shitja

Procesi i shitjes do të jetë i organizuar si një ankand publik ndërkombëtar me një fazë (Ankandi). Për të arritur rezultat pozitiv, Ministria e Ekonomisë, ka caktuar "Zagrebacka Banka d.d., UniCredit Markets & Investment Banking" si të vetmin konsulent shitjeje në proces. Shprehja e interesit duhet të paraqitet me "ekspres mail" në një zarf të vulosur dhe e-mail, me të shkruar mbi zarf "shprehja e interesit - AMC - të mos hapet", jo më vonë se 20 nëntor 2008, me një kopje për konsulentin. Mbas marrjes së shprehjes së interesit, METE do të parakualifikojë ofertuesit potencialë për pjesëmarrjen në ankand, duke u nisur nga aftësia për të financuar blerjen e paketës 12.5792 për qind të aksioneve dhe gatishmëri e aftësi të plotësojë një transaksion në kohë. Pas gjithë kësaj, do të jetë data 19 dhjetor, kur do të mësohet emri i kompanisë fituese.

Dividenti

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin e tij të fundit, mbi nivelin e të ardhurave për 2007-ën, evidentonte disa probleme që lidheshin me normën e fitimit që i takonte shtetit shqiptar nga zotërimi i aksioneve tek AMC-ja



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›