METE: Ujësjellësit, shërbim më të mirë nëse rriten tarifat
Sistemi i ujësjellësve në vend po has në vështirësi financiare, e ndikuar nga mungesa e një menaxhimi të aftë nga ana e shtetit. Shumë ndërmarrje të ujësjellës-kanalizimeve gjenden në borxhe ndaj OSSH-së, ndërsa nga ana tjetër nuk po mundin ta rrisin nivelin e arkëtimeve, duke ndikuar edhe në shërbim të dobët. Aktualisht, qeveria, me anë të një ligji të miratuar në fundin e vitit të kaluar, sistemin e ujësjellësve e ka kaluar në pronësi të bashkive dhe komunave, duke e rritur më tepër nivelin e decentralizimit në vend. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë, deri dje pronarja e ndërmarrjeve të ujësjellësit, ka zhvilluar dje një takim me krerët e bashkive dhe komunave në vend, ku nuk mungonin edhe përfaqësues. Që në fillim të fjalës, ministri Ruli e ka vendosur theksin te roli që mund të luajë sektori privat në menaxhimin e ndërmarrjeve. Kjo, pasi, gjithnjë e më shumë, qeveria po e ul masën e subvencionimit për ujësjellësit, duke u ndikuar nga strategjitë që po hartohen nga donatorët.
"Një mundësi për të rritur efikasitetin e këtyre shërbimeve është nxitja e pjesëmarrjes së investimeve private në marrëdhënie kontraktuale me ju, si Autoritete Kontraktuese", iu drejtua ministri Ruli krerëve të njësive lokale. Sipas tij, shërbime të tilla si impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm dhe të ujërave të ndotura të kanalizimeve mund të kontraktohen fare mirë me investitorë privatë, të cilët hyjnë në marrëdhënie koncesionare, duke ofruar mundësitë financiare për investimet e nevojshme, eksperiencën në miradministrimin e këtyre shërbimeve, përkundrejt një tarife që u shpërndahet konsumatorëve si përfitues të këtij shërbimi. Deklarata e ministrit paralajmëronte sugjerimin për rritje të çmimit të shërbimit të ujit të pijshëm, në mënyrë që të rriten investimet dhe mundësia e furnizimit 24 orë pa ndërprerje. "Lidhja e këtyre kontratave koncesionare kërkon një njohje të mirë të legjislacionit në fuqi, por për këtë ju do të keni të gjithë ndihmesën e nevojshme të ministrisë që unë drejtoj dhe strukturave institucionale të kësaj ministrie", tha Ruli.
Investimet
Në kuadrin e "ofertave të pakërkuara" rreth 160 projektpropozime janë paraqitur pranë METE-s për marrje me koncesion të akseve të ndryshme hidrike. Deri më tani janë miratuar 30 kontrata koncesioni, projekte të cilat do të ofrojnë një fuqi të instaluar prej 130 MW, një prodhim mesatar të energjisë elektrike prej 731 663 MW/h, përkundrejt një investimi prej 19 miliardë lekësh