Tiranë, denoncohet humbja e 15-vjeçares, policia nis kërkimet

Në komisariatin nr.3 të kryeqytetit është denoncuar zhdukja e një 15-vjeçareje. Policia bën të ditur se një 15-vjeçare me inicialet E.P me banim në Tiranë, në rrugën “Cerciz Topulli” rezutlon e humbur që prej ditës së djeshme. Denoncimi për zhdukjen e adoleshentes është bërë nga i ati i saj në komisariatin 3 të kryeqytetit. Policia ka nisur hetimet në disa pista për gjetjen e 15 vjeçares.