Tirane, deshmon ekonomistja e Abu Rayyan
Procesi gjyqesor ne ngarkim te pandehurit Hamzeh Abu Rayyan ka vazhduar dje me degjimin e deshmitareve te thirrur njekohesisht nga akuza dhe nga mbrojtja. Deshmitarja e radhes ka qene ekonomistja e te pandehurit qe administron pasurite e sheikut Yassin Al Kadi. Perpara togave te zeza, ekonomistja ka bere te ditur qe, sa here qe ka marre qirate e dyqaneve, u ka dhene punonjesve te saj nga nje fature te firmosur. Sipas saj, veprimet kane qene te rregullta. Nderkohe qe, nga ana tjeter, vete i pandehuri e ka marre ne pyetje ekonomisten ne lidhje me menyren e organizimit te punes ne firmen qe drejtonte. Kur kjo e fundit nuk ka mundur te shkonte te merrte qirate, ka shkuar vete i pandehuri Rayyan. Por perpara gjykates, ekonomistja ka sqaruar se qe prej muajit shtator, nuk eshte marre asnje qira nga ana e saj. Hamzeh Abu Rayyan akuzohet nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda per vepren penale te "fshehjes se fondeve dhe pasurive te tjera, ndaj te cileve zbatohen masat kunder financimit te terrorizmit".
R.C
R.C