E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holande-Shqiperi, trafik armesh me poste

Trafiku i pistoletave nderron itinerarin e transportit, duke siguruar treg shitblerjeje deri ne Holande. Tre pistoleta "Mini Blou" jane kapur dje ne Elbasan dhe ne pranga jane vene tre persona. Ka qene operacioni i koduar "Kalaja", qe ka bere te mundur ndalimin e tre personave dhe kapjen e armeve, qe ishin porositur nga nje banor i Elbasanit ne lagjen nga ku ka marre emrin operacioni. Burime zyrtare te policise thane dje se ne pranga eshte vene Agim Shefgjoni dhe dy persona te tjere, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur, pasi jane ende nen hetim. Mesohet se armet vinin me nje pako postare nga Holanda. Permbajtja e porosise duket se eshte zbuluar sapo ka hyre ne kufirin shqiptar dhe per te mos dekonspiruar aksionin, uniformat blu kane pritur deri ne mberritjen e tyre ne destinacion.

Sipas te dhenave te shkruara ne adrese pakoja i perkiste nje personi me banim ne lagjen "Kala" te Elbasanit, i cili ka mohuar akuzen gjate shoqerimit. Pasi ka rene ne gjurme te pakos se pazakonte, policia ka kerkuar te zbuloje te verteten. Ndaj, pakoja ka shkuar pa u prekur ne shtepine e pritesit. Por, pikerisht ne castin qe ai do ta hapte ate, kane nderhyre strukturat e specializuara te ardhura nga Tirana. Ne pako jane gjetur tre pistoleta, te cilat jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Agjentet ndaluan autorin, i cili eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor. Ende nuk dihet destinacioni i armeve te ardhura me poste, por dyshohet se ato kane udhetuar nga Vendet e Uleta per ne Shqiperi me qellim trafikun dhe shitjen. Organet e posacme po punojne per te zbuluar nje rrjet te mundshem nderkombetar te trafikut te armeve, qe mendohet se eshte vazhdim i tre te pareve te goditur. Per kete qellim, Interpol Tirana ka njoftuar Interpol Amsterdamin per te kapur edhe autorin qe nisi dergesen. Lidhur me kete operacion, drejtori i Policise se Qarkut te Elbasanit, Arben Hyseni, u shpreh se "pistoletat vinin me nje pako me origjine nga Holanda. Pakoja mbante emrin e nje qytetari me banim ne lagjen Kala ne Elbasan".

F.S./A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›