"Cikloni 2", kurthi per 22 pistoleta
Policia ka organizuar dhe disa operacione te tjera, ku jane kapur arme te tipit "Mini Blou". Keshtu ne kuader te operacionit "Cikloni 2", me 1 prill te vitit 2007, jane vene ne pranga dy persona, nderkohe qe jane sekuestruar disa pistoleta. Bujar Doku dhe Bashkim Dervina, jane arrestuar gjate aksionit. Vec arrestimit te personave te siperpermendur eshte bere e mundur te sekuestrohen 22 pistoleta, ku 20 prej tyre te tipit "Mini Blou", kaliber 6,35 dhe 2 cope te tipit "Bereta" te kalibrit 9 mm. Gjithashtu eshte sekuestruar nje automjet tip "Benz", me targe TR 2785 H, me te cilin behej transporti i pistoletave. Gjate kontrollit te banesave te te arrestuarve jane gjetur e sekuestruar edhe nje sasi prej 211 fisheke te kalibrave 6.35 mm, 7.62 mm, 9 mm, si dhe nje sasi prej 200 gr, e cila dyshohet per fare hashashi. Operacioni u mbeshtet dhe nga strukturat e policise ne Drejtorine e Policise se Qarkut Kukes, Durres e Tirane. Nderkaq qe ne kete kuader eshte organizuar dhe operacionet te ndryshme, "Mini Blou" dhe "Cikloni" dy vjet me pare.