E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqtrajtoi per parkingun, pranga ish-policit

Fier - Grindja per parkimin e automjeteve i ka kushtuar prangat nje ish-efektivi te policise qe u prangos nga koleget mengjesin e djeshem. Burime zyrtare te policise se Fierit thane dje per gazeten se Hetem Vela, 53 vjec, banor i qytezes se Roskovecit eshte ndaluar pasi ishte shpallur ne kerkim per ngjarjen e dates 4 prill te ketij viti, pasi se bashku me Aleksander Rrapaj kane keqtrajtuar Sabri B., duke i shkaktuar demtime te renda. Burimet policore pohuan se shkaku i zenkes ka qene per pune parkimi te automjeteve. Dy palet kane dashur qe te dilnin me makinat e tyre, ndersa jane konfliktuar per hapjen e rruges. Kaq ka mjaftuar qe ish-polici Velaj dhe shoku tij, Rrapaj, te ushtronin dhune mbi bashkeqytetarin e tyre. Policia arriti te vere ne pranga ish-kolegun Velaj, nderkohe qe Aleksander Rrapaj eshte shpallur ne kerkim.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›