E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Ishmit, gjyqi nis nga e para

K. Jaupi

Rinis nga e para procesi gjyqesor per masakren e Gjuricajt, ne Ishem te Durresit, ku konkurrenca per ndertimin e kishes se fshatit Derven, coi ne priten dhe ne ekzekutimin e dy personave, babe e bir, ne vitin 2005. Ne Gjykaten e Rrethit te Durresit, ka rifilluar dje gjyqi, pasi Gjykata e Apelit rikthehu ceshtjen ne Shkallen e Pare per tre te akuzuarit e dosjes qe u denuan ne vitin 2006, dy denime me burg perjete dhe nje 21 vite burg. Ne seancen e djeshme jane marre ne pyetje deshmitare ne vendngjarje, kurse trupi gjykues i kryesuar nga Shpetime Pitaku thirri kusheririn e viktimave, Fran Gjokea. Burime nga togat e zeza bene te ditur se gjate riperseritjes se procesit, do te thirren per te deshmuar 15 persona. Me daten 8 nentor te vitit 2006, Gjykata e Durresit vendosi dy burgime te perjetshme per personat e shpallur ne kerkim nderkombetar, Arben dhe Davis Gjokeja. Nderkohe edhe personin e trete te implikuar ne masakren e Gjuricajt ne Ishem, Kastriot Gjokeja, trupi gjykues e ka gjetur fajtor, duke i dhene nje denim ne masen e 21 vjeteve burgim ne vendimin e pare. Ata u akuzuan per vrasjen e Oligert Gjokeja, vetem 13 vjec dhe Eduard Gjokeja, 28 vjec, dhe demtimi i rende i Simon Gjokeja. Sipas vendimit te pare te gjykates, pusia e Gjuricajt ishte planifikuar deri ne detaje mire ne kokat e vrasesve perpara se ajo te finalizohej, duke vene ne dukje se eshte vertetuar se Simon Gjokeja, nga fshati Derven, se bashku me vellezerit e tij kane pasur nje kontradikte te vjeter me tre te pandehurit ne gjykim. Sipas gjykates, ky konflikt ka lindur per shkak te konkurrences ne biznesin e ndertimit te kishes katolike ne fshatin Derven, ku tenderin e fitoi Simon Gjokeja. "Gjate rruges, ne nje kthese te forte kodrinore, tre personat kane rene ne priten e armeve te zjarrit. I pari qe ka qelluar ka qene Davidi, duke zbrazur kallashnikovin ne drejtim te Eduardit. Vetem pak metra me tutje, vellai tjeter, Kastriot Gjokeja, ka goditur me bresheri ne drejtim te Simonit. Me pas gjithcka ka marre fund ne menyren me te dhimbshme", eshte cituar ne argumentimin e prokurorise.

Apeli kthehu dosjen

Vendimin e apeloi mbrojtja e te akuzuarve, e cila kerkoi rishqyrtim te provave ne ngarkim te tre vellezerve Gjokea. Kerkesa eshte marre parasysh nga Gjykata e Apelit te Durresit, e cila ktheu ceshtjen per rigjykim, per krimin e ndodhur me 18 maj te vitit 2005.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›