E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po grabiste xhamine, kapet "mat" adoleshenti

KORCE - Hajdutet nuk kursejne as objektet e kultit. Nje 18-vjecar nga Korca u arrestua te premten ne flagrance nga uniformat blu, duke vjedhur te hollat ne arken e xhamise se vjeter te Iljaz bej Mirahorit, ne kete qytet. Burime zyrtare te Policise se Korces bene te ditur dje, per gazeten "KJ" se 18-vjecari Kristaq Izeti, u arrestua rreth ores 03:00, ne brendesi te xhamise se vjeter ne flagrance, pasi u pikas nga patrullat e uniformave blu. Mesohet se adoleshenti nuk ka arritur dot qe ta grabis arken e xhamise, pasi ngjarja eshte parandaluar ne kohe. Pak dite me pare, policia e Korces arrestoi dhe nje te ri nga fshati Dvoran, si autor i vjedhjes se 4 objekteve te kultit. Ai u kap ne flagrance duke vjedhur kishen e Shen Gjergjit ne Korce.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›