E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore mbytet ne Zvernec 15 vjecari

Një 15 vjeçar nga qyteti i Vlorës është mbytur në plazhin e Zvërnecit pikërisht në vendin e quajtur Portonov, ndërkohë që vëllai  i tij më i rritur 22 vjeç, Fatjon Shabanaj ka rrezikuar të mbytet në tentative për të shpëtuar të vëllanë e tij më të vogël.  Ai mundi të shpëtojë falë ndërhyrjes së shpejtë të disa pushuesve dhe  ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, kurse ende nuk është gjetur trupi i 15 vjeçarit. 
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por policia e Vlorës, njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të saj.  Ndërkohë policia ka angazhuar grupin e polumbarëve në vendin ku është mbytur 15 vjeçari, për të mundësuar gjetjen trupit të tij. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›