E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja ne Vlore ne pranga autori

Është venë në pranga autori i ngjarjes me pasojë vrasje në Shushicë Qendër të Vlorës. Sipas policisë autori i vrasjës së 26 vjeçarit Nard Latifi, është 17 vjeçari Romaro Rapaj nga Shushica. Nga hetimet e policisë rezulton se ngjarja ka ndodhur aksidentale, pasi autori dhe viktima po provonin një pushke të cilën e kishin për ta shitur tek disa të afërmit e tyre. 
Viktima Latifi u gjet me plumb në kokë nga banorët e zonë pranë një lumi. Sipas policisë ky ka qenë edhe vendi ku dy persona po provonin armën e cila ka shkrehur aksidentalisht. 
25 vjeçari i gjetur në një situatë të tillë është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë pas misterin e vrasjes. Disa orë më vonë policia zbardhi ngjarjen si dhe vendosi në pranga autorin i cili ishte shoqëruar në ambientet e policisë menjëherë pas vrasjes, por që vetëm pas hetimeve u zbulua se ishte pikërisht ky person që mbante armën në dorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›