E Diel, 1 Nëntor 2026

Dixhitalizimi i gjykatave te vendit Berisha Hap i madh drejt qytetarit

Dixhitalizimi i gjykatave në vend është cilësuar si një ditë e veçantë nga Kryeministri, Berisha, pasi ky proces është një hap drejt qytetarit. Duke marrë pjesë në përurimin e portalit online të gjyqësorit, kreu i qeverisë shqiptare rradhiti një sërë vlerësimesh mbi një sistem të tillë, por njëkohësisht dhe hapat pozitiv që rrjedhin prej tij. 
“Ditë e veçantë për drejtësinë shqiptare, inagurojmë sistemin e dixitalizimit të gjykatave të vendit, të proceseve të tyre, duke shënuar një hap të jashtëzakonshëm cilësor në drejtim të transparencës. Ky sistem realizon të drejtën e çdo qytetari për të njohur në detaje e në çdo qelizë të veprimtarisë së gjykatave. Një hap i madh drejt qytetarit. Kjo është një arritje e madhe për vendin tonë sepse lëshon rrezet e diellit në çdo labirinth të veprimtarisë tuaj”, vuri në dukje Berisha. 

Njëkohësisht në gjykimin e kreut të qeverisë një sistem i tillë do të ndikojë pozitivisht në vlerësimin e punës për secilin gjykatës. 
“Jam i sigurtë që kjo përbën një ndiohmë të jashtëzakonshme, për ju anëtarë të trupave gjykuese, një mekanizëm i cili do t’iu ndihmojë për të rritur shkallën e përgjegjshmërisë, por do të bëjë që publiku të vlerësojë, punën seriozitetin tuaj në zbatim të ligjeve të vendit. Ky sistem u jep mundësi përpunimit të statistikave më të rëndësishme të cilat duhet të jenë një shtyllë kryesore në promovimin tuaj. Jam i bindur se KLD do të ketë një ndihmë shumë të madhe për të vlerësuar mbi bazën e mëritës secilin gjykatës e gjykatëse”, nënvizoi Kryeministri. 
Sipas tij, Ministria e Drejtësisë ka pse të kreniohet sepse muajt e fundit ka shënuar hapa të rëndësishëm. Për këtë arsye, Berisha garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të mbështetur adaptimin e teknologjive më të mira në mbështetje të veprmitarisë suaj. 
“Shpresoj që së shpejti ligji për Gjykatën e Lartë të votohet në Parlmanet. Do amendohet neni për rrogat. Rrogat e gjykatësve të tjerë në proporcion me ato të gjykatësve të lartë. Vendime të tjera të rëndësishme duhet të ndërmarrim për transparencën dhe një ndër to është heqja e imunitetit. Funksioni i çdo zyrtari në këtë vend është mbrojtur e do mbrohet, por fatkeqësi e madhe është kur pushteti përdoret për pasuri të paligjshme. Kufizimi i imunitetit nuk synon gjë tjetër veçse parandalimin e rasteve kur imuniteti përdoret për pasurim të paligjshëm. Kjo përbën zhvillim shumë pozitiv për çdo gjykatës të vendit, rrit përgjegjshmërinë e tij, dhe respektin e qytetarëve ndaj tij”, deklaroi Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet.

Ndërkohë që dhe ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi në një paraqitje të punës finale për portalin online të gjyqësorit vlerësoi faktin se ky sistem siguronv tashmë transparencë dhe informacion të plotë, ku çdo qytetar vetëm me një klikim sheh se çfarë ndodh me padinë e tij. 
“Kemi krijuar dhe arkivë dixhitale të drejtësisë. Projektorët e publikut nga sot janë drejtuar tek gjykata. Sigurojmë transarencën në çdo qelizë të sisitemit gjyqësor. Transparenca nuk e eleminon plotësisht korrupsionin, por e ul atë dhe identikon më lehtë devijantët nga rruga e drejtësisë. Marrëdhënia publik- gjyqësor, jo më si një martesë në krizë. Epoka e letrave po zëvendësohet me ekipin dixhital. Fillojmë histori të re monitorimi, inspektimin online të gjyqtarëve”, vlerësoi ministri Halimi, lidhur me këtë çështje. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›