E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Kukës, vdes çifti nga Kosova, plagoset i biri

Një çift nga Kosova ka gjetur vdekjen ndërsa djali i tyre është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Kukës ku makina me targa gjermane me të cilën udhëtonin 3 pjesëtarët e familjes Sele ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen bashkëshortët Tafil dhe Feride Sele përkatësisht 41 dhe 39 vjeç ndërsa është plagosur djali i tyre Fatjon Sele.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›