Tiranë, dy në prangapër kontrabandë mallrash
TIRANë- Policia e Tiranës arrestoi sot, pas një hetimi tre mujor, dy persona të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin transportonin mallra kontrabandë nga Greqia drejt Tiranës, përmes pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur se masa e arrestit është marrë ndaj 39 vjeçarit Adrian Biba, shofer i një kompanie turistike, dhe tregtarit Artan Sota, 37 vjeç.
Sipas hetimeve të cilat zgjatën 3 muaj, rezulton se dy personat shfrytëzonin autobuzin e linjës Athinë-Tiranë, për të transportuar mallra kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar autobusin e linjës dhe një sasi mallrash, si 736 mijë etiketa detergjentësh, pikmente sallamerie, 18 mijë palë syze dielli të markave të ndryshme, disa televizor plazma. Vlera e këtyre mallrave kap shumë 200 mijë euro.
(e.n/BalkanWeb)