E Diel, 1 Nëntor 2026

PS. Kodheli: Qeveriatjetër skandal korruptivfavore deputetes Vokshi

TIRANE- Pas denoncimeve të skandalit “Prifti”, Partia Socialiste ka denoncuar sot një tjetër skandal korruptiv, sipas saj të qeverisë Berisha-Meta.

Përmes një prononcimi për mediat, deputetja socialiste Mimi Kodheli ka denoncuar se deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka marrë në mënyrë korruptive dy tendera për hodricentrale.

“Këshilltarja e kryeministrit për ekonominë, sot deputete e PD-së, ka abuzuar me detyrën duke ushtruar konflikt të hapur interesi për të përfituar përmes kompanisë së bashkëshortit të saj dy koncesione për ndërtime hidrocentralesh në dy tendera të korruptuar” theksoi deputetja Kodheli.

Sipas Kodhelit "kompania 'Albaenergiaplus', e themeluar në vitin 2006 nga Arian Tartari, bashkëshorti i Vokshit, ka përfituar dy koncesione hidrocentralesh: hidrocentralin Suha 2 dhe një tjetër mbi lumin Kardhiq. Në të dy rastet, koncesionet nuk i janë dhënë kompanisë së Albana Vokshit përmes ndonjë procedure të hapur konkuruese, por përmes bonuseve të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë kompanisë në fjalë, me urdhër të Kryeministrit Berisha".

Partia Socialiste ka publikuar dokumente të Këshillit të Ministrave që sipas saj kanë të bëjnë me favoret që i janë bërë deputetes Vokshi.

"Ky është korrupsioni i qeverisë Berisha, ndërsa shqiptarët zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri” u shpreh Kodheli përpara gazetarëve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›