E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore, Kume: Topi e partitë të mos humbin kohë

TIRANE- Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume shprehet i shqetësuar për afrimin e afateve maksimale ligjore, ndërsa ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për reformën zgjedhore.

Ndryshimi i kuadrit ligjor zgjedhor kërkohet me ngulm edhe nga ndërkombëtarët për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Zoti Kume thotë se shqetësimit për afrimin e ekstremeve të afateve të përcaktuara me ligj i shtohet dhe „situata e e papërshtatshme politike“, sic e cilëson ai „për të zhvilluar procesin e ardhshëm zgjedhor, i cili domosdo kërkon të përfshijë brenda radhës reformën politike“

„Po ecet me shpejtësi drejt afateve maksimale të parashikuara në ligj“- nënvizon zoti Kristaq Kume.
Ish. kryetari i KQZ-së në një prononcim për NEWS24 bën apel për reflektim „për të mos realizuar punët në ekstreme ligjore“.

„As presidenti nuk ka pse të presë datën e fundit që përcakton ligji për të shpallur datën e zgjedhjeve, as klasa politike të mos presin datën e fundit për tu angazhuar për të përgatitur kuadrin e ardhshëm ligjor.

Duke intepretuar Kodin Zgjedhor zoti Kume thotë se Presidenti i Republikës Bamir Topi duhet të dekretojë shpalljen e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore brenda 8 shtatorit. Sipas tij „ 8 shtatori është afati maksimal që ligji i jep Presidentit“.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›