E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dy persona gjenden të vdekur

Dy persona janë gjetur të vdekur, ku njëri kishte vrarë veten, ndërsa tjetri dyshohet se ka pasur vdekje natyrore. Burimet policore bënë të ditur se dy ditë më parë, rreth orës 10:30, është gjetur i vdekur Seit Lamaj. Ai është gjetur nga disa shoferë që kalonin rrugës për në Elbasan. Burimet zyrtare të policisë thanë se ai është dërguar për në spitalin e Elbasanit, por kishte ndërruar jetë. 47-vjeçari, me punë shofer në fshatin Bizë, Komuna Shëngjergj, ishte gjetur i vdekur nga disa shoferë në krevatin e kamionit të tij, me targa EL8562A. Policia tha se nga mendimi paraprak i mjekut ligjor, shkaku i vdekjes mund të jetë natyral. Nga ana tjetër, Kujtim Elezi është gjetur i vetëvarur në banesën e tij. Burimet nga grupi hetimor thanë se ai kishte tentuar edhe një herë tjetër të vriste veten nëpërmjet helmimit, por këtë herë ka përdorur një litar duke u vetëvarur. Në orën 23:00, te rruga "Ali Visha", 42-vjeçari është vetëvarur me një litar te shkallët e banesës së tij. Sipas informacioneve të grupit hetimor, nga deklarimet e familjarëve rezulton se ka tentuar dhe një herë tjetër për t‘u vetëhelmuar, si dhe ka qenë i shtruar në Spitalin nr. 5, pasi ka pasur çrregullime mendore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›