Në parkun kombëtar, mes cicërima zogjsh dhe zhurma motosharre
Në fletëpalosje të ndryshme Shqipëria rezulton se është vendi që ka 1.045 mijë ha pyje dhe 415 mijë ha kullota të cilat mbulojnë 51% të gjithë territorit. Pra, në shkresat e ministrisë së mjedisit ne rezultojmë se jemi vendi me nivel të lartë të gjelbërimit duke u renditur e 27 ndër 149 vende të botës. Por nëse del në malet që duhet të ishin të gjelbëruara, në vend të pemëve sheh cungje të mbetura nga prerjet pa kriter. Pyjet janë zhveshur nga manteli jeshil, ndërkohë që e prekshme është vetëm lakuriqësia e tokës së shkretë. Këto prerje nuk kanë kursyer as parqet kombëtare. Në parkun kombëtar të Lurës, nuk ka mbetur më pishë e bardhë. Që nga vitin 1997 e në vazhdim prerjet e paligjshme e kanë shfarosur këtë lloj peme. Ai është dru i rrallë që rritet vetëm në Shqipëri dhe Bullgari. Për gjithë Ballkanin shërben për punime artistike dhe dekorative. Por sot zor se e gjen këtë dru të rrallë, një metër kub i të cilit është shitur për shtatë mijë lekë.
Lura
Lura, njëra ndër perlat turistike të vendit tonë, një ndër bukuritë e rralla mes malesh, me shtatë liqenet e bukur, gjendet e izoluar dhe po shkon drejt shkatërrimit. Kushdo mund të presë pemët e parkut Kombëtar të Lurës. Pyjet e Lurës janë shkretuar ngadalë. Ka pasur edhe raste kur ata janë djegur, megjithatë sipërfaqja e shkatërruar nga dora e njeriut është shumë herë më e madhe. Ditë natë kamionë pa targa dalin nga parku kombëtar i Lurës të ngarkuar me trupa. Kur i pyet se ku i kanë prerë ato pemë, thonë: "në Parkun Kombëtar". E dinë që është e paligjshme, por për ta është i vetmi mjet jetese. Në vend të cicërimave të zogjve, muzika që të shoqëron sapo hyn në Parkun Kombëtar të Lurës janë zhurmat e motosharrave dhe e kamionëve që zbresin nga parku. Një masakër që i ka ndryshuar pamjen Lurës. Në mbrojtje të kësaj pasurie kanë lënë një inspektor të policisë pyjore i cili thotë përpara kameras se në Lurë nuk priten më pemë, se janë mbjellë dhjetra hektarë me fidanë të rinj, se gjendja është përmirësuar. Ndërkohë që të vetmen panorama që u ofron tani vendi turistëve të paktë që nisen drejt Lurës duke pasur parasysh fotografitë e të kaluarës, nuk i përngjan aspak asaj çfarë kishin dëgjuar kohë më parë. Kudo trungje të prerë.
Qafë Shtamë
Çdo mëngjes në ish-kampin e Qafë Shtamës shikon të ngjiten drejt maleve kamionë, të cilët zbresin prej andej ditën e natën të ngarkuar me lëndë drusore. Kjo zonë njihej si një zonë mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peizazhit që të ofronte. Por edhe këtu, e vetmja mënyrë jetese është prerja e drurëve në pyll. Me targa e pa targa kamionët zbresin nga malet të ngarkuar me trupa drurësh. Ky aktivitet i paligjshëm fillon sapo shkrin bora në pranverë dhe zgjat përgjatë muajve të verës. Presin sat ë mundi, për të siguruar bukën e fëmijëve. Nuk kanë frikë as nga policia e rendi, as nga ajo pyjore. Presin pemët për 500 lekë të reja apo për një thes miell. "Nuk ka se ç‘të më marrë as policia e as gjykata", tregon përpara kameras së Fiks fare një punëtor krahu, i cili bën çdo ditë orë të tëra rrugë në këmbë për të mbërritur në vendin ku nisen kamionët për në mal.