Qendër trajnimi për punonjësit e shëndetësisë
Trajnimi i vazhdueshëm i mjekëve, si dhe ngritja e një qendre për kryerjen e këtyre kualifikimeve, është fusha kryesore e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Dje, në një takim mes ambasadores së Zvicrës dhe ministres së Shëndetësisë, është diskutuar për bashkëpunimin dhe fushat ku projektet zvicerane mund të ofrojnë ndihmë për Shqipërinë. Projektin për zhvillimin profesional të punonjësve të shëndetësisë është një projekt 9- vjeçar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është duke u punuar për fazën e parë, me një financim në formë granti prej 1.730.000 franga zvicerane, e cila ka dy prioritete: ngritjen e qendrës për edukim në vazhdim të punonjësve të shëndetësisë. Kjo është miratuar nga VKM dhe është përcaktuar godina, ku po punohet për rekrutimin e stafit. Gjithashtu, komponenti tjetër është ai i ngritjes së sistemit për trajnimin, certifikimin dhe akreditimin e personelit mjekësor. Faza e dytë konsiston në dhënien e grantit prej 500 mijë franga për survejancën demografike të shëndetësisë. Ky është një projekt i përbashkët më USAID, UNFPA dhe UNICEF, studim i cili synon të mbledhë të dhëna të krahasueshme me vendet e tjera.