Tritol autobusit, plagoset vetë atentatori
Tentativa për të dëmtuar me dinamit një autobus të linjës Sarandë-Tiranë i ka kushtuar shtrenjtë personit që kishte ndërmarrë këtë akt. Sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer përpara se keqbërësi të largohej nga vendi i ngjarjes dhe ai ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, në vendin që njihet nga sarandjotët si "sheshi i axhensisë", por që zyrtarisht mban emrin "Sheshi Xheraldinë".
Policia lokale tha se një person, i cili ende nuk është identifikuar, është plagosur rëndë nga shpërthimi një sasie eksplozivi, që po përpiqej ta vendoste te një autobus i linjës interurbane Sarandë-Tiranë. Policia tha se i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe se po punohet për identifikimin e tij dhe shkaqet që e shtynë të vendoste eksploziv në një autobus udhëtarësh. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që një incident i tillë ndodh në Sarandë. Edhe përpara disa javësh, një sasi eksplozivi shpërtheu në një autobus të linjës Sarandë-Tiranë, në të njëjtin vend, në sheshin "Xheraldinë". Burime konfidenciale të policisë thanë se këto veprime bëhen për arsye konkurrence dhe në të dy rastet, autobusët e sulmuar kanë qenë me targa të Tiranës.