E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë e Kavajë, shisnin drogë, pranga në flagrancë shpërndarësve

• TIRANE – Dy shpërndarës të lëndëve narkotike në rrugët e kryeqytetit kanë rënë dje në prangat e policisë.Lajmin e pohojnë zyrtarisht burime të bluve të Tiranës, sipas të cilave, gjatë orëve të pasdites së të hënës u kap në flagrancë, 45-vjeçari Artur Isaj. Në komunikatën zyrtare policia pohon se, Isaj u prangos rreth orës 15:30 në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në momentin që po shkëmbente një sasi pluhuri, të dyshuar lëndë narkotike të llojit heroinë. Në momentin e prangosjes atij iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 14.7 gramë pluhur i dyshuar si narkotik i llojit heroinë, e ndarë dhe e ambalazhuar në 14 porcione, dy telefona celularë, si dhe shuma prej 15 700 lekësh, të cilat dyshohet se i ka fituar si rezultat i shitjes së lëndës narkotike. Ndërsa pas verifikimeve të kryera në komisariat rezultoi se, ky person kishte vuajtur më parë dy dënime, një për vjedhje dhe një për “prodhim dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Po dje nga specialistët e Antidrogës së Kavajës u bë arrestimi i 23-vjeçarit Fatjon Bardhoshi, nga Durrësi, i cili u kap në flagrancë në orën 03:30, ku gjatë kontrollit trupor i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 3 gramë bimë, e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, celulari dhe mjeti me të cilin lëvizte.          fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›