E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqërohen makinistët, aksidentuan të moshuarat

• TIRANE – Pas aksidentit me vdekje të dy të moshuarave Marte Bushpepa, 61-vjeçare dhe Marie Tuçi 74 vjeçe, komisariati numër 5 i policisë së kryeqytetit shoqëroidje dy makinistët Selim Selimi, 56 vjeç nga Durrësi dhe Ruhi Drizi, 47 vjeç nga Vora. Policia pohoi se aksidenti, si pasojë e të cilit humbën jetën dy të moshuarat, ka ndodhur rreth orës 16:00 të së hënës në fshatin Domje ku treni i linjës Tiranë-Durrës, përplasi për vdekje dy gratë që lëviznin përgjatë shinave. Nga veprimet procedurale të kryera në vendngjarje nga ekspertët kriminalistë ka rezultuar se, dy gratë e moshuara kanë qenë duke ecur të pashqetësuara mbi trasenë e hekurudhës. Kur janë vënë re nga drejtuesit e trenit, të cilët kanë sinjalizuar me sirenë, ato, duke shpërfillur rrezikun kanë vazhduar të ecin mbi trase derisa lokomotiva i ka përplasur në shina ku si pasojë e dëmtimeve të rënda kanë humbur jetën. Mësohet se në deklarimet e dhëna makinistët kanë pohuar se, kishin kryer të gjitha veprimet e duhura, duke fajësuar viktimat si shkaktare të aksidentit.                          f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›