Tiranë, ende asgjë për fatin e 12-vjeçares
Ende nuk dihet asgjë për fatin e 12-vjeçares Emiljana Mekaj e cila rezulton e zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme kur ra nga ura në lumin e Babrroit.
Një ditë pas zhdukjes së saj ka reaguar edhe komuna e Paskuqanit e cila ka mohuar zërat se kjo urë është ndërtuar nga vetë komuna.
Sipas saj ura është ndërtuar nga vetë banorët e zonës të cilët edhe pse komuna e kishte shembur disa herë ata e kanë ngritur atë sërisht.
Sipas komunës do të merren të gjitha masat që kjo urë të shembet plotësisht dhe të mos bëhet më shkak për ndonjë tragjedi tjetër.
Ndërkohë 12-vjeçarja Emiljana Mekaj ishte duke kaluar urën që përbëhet nga vetëm dy dërrasa të pa qëndrueshme në momenti kur ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumë.
Polumbarët e forcave Renea pas kërkimeve intensive mbremjen e djeshme ndërprenë aksionin, ndërsa kërkimet nisën mëngjesin e sotëm por ende nuk dihet asgjë për fatin e 12-vjeçares.